Forumi Horizont | Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 145 146 147 148 149 150 151 152 153 [154] 155 156 157 158 159 160 161 162 163 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)
Ka momente ne jete kur kupton se diku brenda teje, ne nje thellesi te erret, te kerrusur, ku rrallehere arrin prekja e dikujt rrine fshehur ndjenja qe as ikin e as vijne. Edhe mermerisin ngadale e ti arrin ti degjosh vetem atehere kur s'e pret. Edhe te habisin, sepse levrijne si mendime qe s'jane te tuat edhe pse linden tek ty; sepse jane mendime qe shuajne ngadal te tjera mendime edhe te mbeshtjellin ne nje heshtje te semure e te vetmuar, e gjithecka tjeter zbehet ngadal e perpire nga ajri i ftohte...
Edhe nuk e di c'te besh me materialin e gjalle qe gjen aty brenda teje. Nuk e di si ta shpjegosh, si ta zbulosh, si ta trajtosh...e ngadale procesi i perhershem fillon zhvillohet serish. Mjergulla e imet mbulon shtresen perpelitese te atyre ndjenjave te huaja edhe ti fillon harron, e gjithecka humbet deri ne ato momente kur shfaqet edhe ti e gjen veteveten edhe njehere te habitur... akoma pre' te atyre ndjenjave qe mbeten serish vecese veze qe mbartin jete se brendshmi e nga momenti ne moment foshnje monstrash do te zgjasin thonjet e ta grryejne nga brenda...edhe ti e kupton me se fundmi pse monstrat nuk vdesin kurre...
Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 145 146 147 148 149 150 151 152 153 [154] 155 156 157 158 159 160 161 162 163 » ... E fundit » Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.