Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 146 147 148 149 150 151 152 153 154 [155] 156 157 158 159 160 161 162 163 164 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 26 Gusht 2011 - 06:39:

Casotto (1977)

Regjia: Sergio Citti
Skenari: Vincenzo Cerami, S. Citti
Aktore: te ndryshem


Jemi ne plazh. Njerezit futen neper kabina zhveshjesh qe quhen "Casotto". Jane baraka prej druri, me numra si kabinat e plazhit dikur. Cdo kabine mban shume njerez: familje, ushtare, vajza, djem, pleq e prifterinj. Filmi tregon ate qe ndodh ne nje kabine gjate nje dite plazhi. Njerezit hyjne e dalin, histori te ndryshme dhe karaktere ndryshe bashkohen ne ate kabine. Secili vjen per qellim tjeter, kush do te çlodhet, kush vjen per pune, kush ben marifete, kush hap vrima te shikoje njerezit lakuriq, etj. Por thuajse te gjitha historite i bashkon nje fije e holle historish seksuale.


Historite jane te ndryshme dhe me mire mos spjegohen ketu. Ajo qe vlen te kujtohet eshte se filmi mban nje zinxhir aktoresh te cilet rralle gjehen bashke neper filma. Ka aktore te kastes se vjeter, aktore aktuale (per vitin 77) dhe aktore qe do behen te famshem me vone. Mes tyre eshte Paolo Stoppa, Ugo Tognazzi, Mariangela Melato, Carlo Croccolo, Michele Placido, Jodie Foster, Gigi Proietti, Catherine Deneuve, etj.

Filmi tregon shpesh nuditet dhe organe seksuale sheshit. Fakti qe aktore te medhenj merrnin pjese ne kete film tregon sa te lire ishin atehere njerezit (qofte aktoret, qofte publiku). Sot filma te tille konsiderohen te nivelit te ulet pikerisht se ka shume nuditet, ose nuditet falas si i thone.

Filmi merr kritika te keqija dhe publiku nuk shkon ta shikoje ne kinema. Kohe me vone eshte rivleresuar dhe sot disa e konsiderojne film kult. Faktikisht nje film i tille, gati komplet brenda nje barake, eshte i veshtire te behet. Vetem aktoret mund ta nxjerrin jashte me origjinalitetin e tyre. Dhe faktikisht aktoret jane shume te mire dhe filmi eshte terheqes. Sic ishte ne stilin e atyre viteve nuk ka personazhe te mire a te keqinj, ka nje grumbull njerezish te shtresave te ndryshme, secili me veset dhe fiksimet e veta.

Nje fragment:


Ja si e shikojne sot filmin aktore e kineaste qe moren pjese ne film:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 146 147 148 149 150 151 152 153 154 [155] 156 157 158 159 160 161 162 163 164 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.