Forumi Horizont Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 147 148 149 150 151 152 153 154 155 [156] 157 158 159 160 161 162 »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Besimi Fetar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=182)
-- Çfarë Thonë Të Tjerët Për Islamin (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18580)


Postuar nga Straniero datë 06 Maj 2012 - 19:33:

robert ktu jam pershendetje, isha i zene me provime keto 2 jave do kthem aty ku ngela te pakten do perpiqem se me pelqen te debatoj

Dr. Adam Pearson për Muhammedin S.A.V.S. thotë:

"Njerëzit brengosen se një ditë armët bërthamore do të bien në duart e arabëve. Por ende nuk e kanë kuptuar se bomba e Islamit, BOMBA E PAQES, vetëm se është hedhur. Eshtë hedhur ditën kur profeti Muhamed, përshendetjet dhe paqja e Allahut qoftë mbi të, ka lindur."



Dr. Moris, thotë:
"Të krishterët e Bizantit, nga rruga pakrye e besimeve të kota në të cilën ishin futur, arriti t'i nxjerrë vetëm zëri që doli dhe u përhap nga shpella Hira e Arabisë Saudite, i cili solli fjalën Hyjnore me përkryeshmëri të lartë. Grekët nuk kanë mundur të dëgjojnë këtë zë, që u mësonte njerëzve besimin më të drejtë e më të pastër, një fe të lartë."

Edmund Burke, politikan i shquar anglez thotë:

"Islami është fe e ndërtuar mbi themele të arsyeshme dhe është dërguar për cilindo, si për sunduesit, ashtu edhe për të varfërit, pra, për të gjithë njerëzit. Një shembull i tillë barazie është e pamundur të gjendet në ndonjë vend apo fe tjetër.

Po të hyjmë në sferën e studimit e të vëzhgojmë Kur'anin me imtësi dhe hollësi, do të kuptojmë se sa i plotë dhe i lartë është ai. Herën e parë,
Kur'ani e tërheq njeriun si magnet, më pas e mahnit, dhe më vonë
nxit tek ai ndjenja respekti, duke e impresionuar thellë."

George Bernard Shaw, për Muhammedin a.s thotë:
"Ai duhet të quhet Shpëtimtari i Njerëzimit. Unë besoj se nëse një njeri si ai do të marrë diktaturën e botës moderne, ai do të ketë sukses në zgjidhjen e problemeve të saj në një mënyrë që do ta sjellë atë shumë të nevojshme paqe dhe lumturi ".


  Gjithsej 162 faqe: « E parë ... « 147 148 149 150 151 152 153 154 155 [156] 157 158 159 160 161 162 »
Trego 162 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.