Forumi Horizont Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 147 148 149 150 151 152 153 154 155 [156] 157 158 159 160 161 162 163 164 165 » ... E fundit »
Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Albanian Rrace Puro? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18612)


Postuar nga shelgu datë 16 Qershor 2012 - 22:30:

Eshte e vertete, edhe une nuk kam hasur diku qe kemi damar mongol ose arab.

Por historia jone fillon para ardhjes se mongoleve dhe arabeve ne Ballkan.

Le te nisim me Romen dhe le t'i shohin gjerat qe nga trualli ku jetonte iliri i varfer i pushtuar, nje kasolle, dy dhi, nje dore kashte per te fjetur dhe nje gune per te mbuluar.

Kur roma hyri ne Ballkan ne token ku sot jane kufijte e Shqiperise, kishte disa qytete (Shkodra-Skutari, Lezha-Lisus, Durresi-Dyrahium, Apollonia, Berati, dhe disa vendbanime te jtera me te vogla. Nga keto te gjitha, vetem Shkodra dhe Berati ishin Ilire. Te tjerat ishin qytete ku kultura helene dhe latine kishin hyre me kohe. (Pak a shume keshtu).
Qe nga shekulli i pare deri ne ate te gjashte Iliria toka ku sot ne jetojme ishte fushe spastrimesh te pandalshme. Roma hyri me ushtri dhe arriti deri ne kufijte lindore te Ballkanit duke rralluar popullsine ne menyre drastike dhe duke vendosur rregullin romak. U ndertuan rruge vendbanime te reja dhe qe te gjitha me qellimin e vetem ushtarak.

Kur fillon periudha e Konstandinit te madh, trualli yne kishte mbetur nje vend djere, me pak ose aspak popullsi dhe me disa qytete e pika kalimi ushtarake. Qelllimi i Romes dihet qe ishte Porta e Lindjes.

Perandoria Bizantine fatkeqesisht per ne ishte nje perandori monotone, pa moral, me vellavrasje, nen trysni barbare te vazhdueshme dhe ka jetuar ne formen me te ulet qe ka njohur ndonjehere njerzimi. Lufte fetare, lufte per pushtet, lufte kunder sulmeve kufitare, per dymbedhejte shekuj.
Nen kete trysni jetonte nje popull qe me vone do te quhej populli shqiptar.
Ky popull kurre nuk e ngriti koken, kurre nuk krijoi ekonomine e tij, kurre nuk formoi nje qeverrisje qfte edhe skllavopronare per arsyen e thjeshte sepse ai ishte skllav i pushtuesit romak.
Kjo vazhdon deri ne shkeujt 12- 13.

Dymbedhjete shekuj skllaveri nga Roma, apo Bizanti. Kjo konvertohet ne 60 breza.

60 breza skllaveri me nje liri qe vinte vetem atehere kur pushtuesi nuk kishte fuqi te te perdhunonte, pra vetem ne periudhat refraktare.

Historianet kur shkruajne historite merren vetem me emrat e medhenj dhe harrojne qe shumica, 99% eshte populli.


  Gjithsej 350 faqe: « E parë ... « 147 148 149 150 151 152 153 154 155 [156] 157 158 159 160 161 162 163 164 165 » ... E fundit »
Trego 350 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.