Forumi Horizont Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 148 149 150 151 152 153 154 155 156 [157] 158 159 160 161 162 163 164 165 166 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja krishtere (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=184)
-- A është Jezusi Zot? Bibla thotë JO! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11991)


Postuar nga BARIU datë 20 Dhjetor 2006 - 01:52:

Pershendetje te gjithe atyre qe mund te lexojne keto gjera: Me vjen seriozisht keq per keqperdorimet, keqinterpretimet e bera ne gjithe kete inofrmacion qe eshte ketu nga Prishtinasja.
 
Per mjaft nga keto gjera kemi biseduar dhe pergjigjur, por jane lexuar apo jo apo thjesht egziston deshira per te shpallur genjeshtra???
 
*  Une jam i krishtere qe ardhuroj Perendine e gjalle dhe jo Biblen, por e falenderoj Perendine per Fjalen e tij te mrekullueshme.
*  Nese ka ndryshime ne Bibel ato duhet te paraqiten me prova dhe jo dokrra, pra nese dikush ka nje bibel origjinale dhe tregon ndryshimet.
*  Per shumcien e ciltimeve per ceshtjen nese Krishti eshte Zot kane per pergjigje faktin se ai kishte dy natyra. Njerezoren dhe Hyjnoren.
Jo vetem ka informacion ne Bibel por edhe ketu kemi sjelle referenca plot per kete gje dhe nese ka ndonje gje per te cilen te krishteret qe nga Fillimi kane qene unike eshte besimi ne Krishtin Zot. ( Ketu nuk hyjne kultet )
 
* Jezusi u kryqezua dhe kjo eshte ajo qe dishepujt qe ishin me te deshmuan qarte si deshmitare okulare:
2Pe 1:14 Sepse nuk jua bëmë të njohur fuqinë dhe ardhjen e Zotit tonë Jezu Krisht, duke shkuar pas përralla të sajuara me mjeshtri, por sepse jemi dëshmitarë okular e madhështisë së tij.
 
E pra sot dikush, kushdo ka te drejte te flase por une do te sugjeroja te besonte deshmine e atyre qe ishin me Krishtin.
Shikoni Krishti u kryqezua dhe u ringjall thote Fjala e Perendise dhe kjo eshte e mrekullueshme qe ne te krishteret kemi nje shpetimtar te gjalle.
 
* Sakrifica e tij thote shkrimi vlen per te gjithe brezat:
 
Heb 9:9 Por Krishti, që erdhi si kryeprift i të mirave që do të vijnë në të ardhmen, duke kaluar nëpër një tabernakull më të madh e më të përkryer, që s`është bërë me dorë, pra, që nuk është e kësaj krijese,
Heb 9:10 hyri një herë e përgjithmonë në shenjtërore, jo me gjakun e cjepve dhe të viçave, por me gjakun e vet, dhe fitoi një shpëtim të amshuar.
Heb 9:11 Sepse, në qoftë se gjaku i demave dhe i cjepve dhe hiri i një mëshqerre i spërkatur mbi të ndoturit, i shenjtëron, duke i pastruar në mish,
Heb 9:12 aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili me anë të Frymës së Shenjtë e dha veten e tij të papërlyer nga asnjë faj ndaj Perëndisë, do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura për t`i shërbyer Perëndisë së gjallë!
Heb 9:13 Për këtë arsye ai është ndërmjetësi i Besëlidhjes së re që, me anë të vdekjes që u bë për shpërblimin e shkeljeve që u kryen gjatë Besëlidhjes së parë, të thirrurit të marrin premtimin e trashëgimisë së amshuar.
 
Nje nxitje e fundit:
Mos e interpretoni Biblen duke u perpjekur te vertetoni doktrina qe nuk jane ne te apo qe i keni lexuar dike gjetke:
Fjala e Perendise eshte per te gjithe dhe e vertete por duhet lexuar dhe pranuar me besim duke i kerkuar Perendise te bekoje ate ne zemren e kujt do qe e  lexon.
 
Gjithe te mirat:
Bariu.


  Gjithsej 338 faqe: « E parë ... « 148 149 150 151 152 153 154 155 156 [157] 158 159 160 161 162 163 164 165 166 » ... E fundit »
Trego 338 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.