Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 148 149 150 151 152 153 154 155 156 [157] 158 159 160 161 162 163 164 165 166 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 06 Shtator 2011 - 03:53:

I tre ladri (1954)

Regjia: Lionello De Felice
Skenari: (Umberto Notari (novele), Franco Brusati, Félicien Marceau, Filippo Sanjust
Aktore: Toto, Gino Bramieri, Jean-Claude Pascal

Nje hajdut vjedh nje sallam dhe fillojne ta ndjekin. Per ti shpetuar turmes futet ne nje pallat dhe perfundon te bjere nga catia ne nje shtepi. Aty hajduti i uritur gjen per te ngrene, por nderkohe nje hajdut tjeter hyn i veshur si zotni. Te dy dalin miq te vjeter, veçse i pari vazhdon te vjedhe sallamra ndersa i dyti eshte bere mjeshter i shumave te medha. Ate nate mjeshtri arrin te vjedhe 10 milione lireta dhe iken. Por i zoti i shtepise pikas hajdutin varfanjak duke menduar se eshte ai autori. Qe ate moment jeta e varfanjakut ndryshon dhe behet i rendesishem. Pronari i milionave kerkon me ngulm te gjeje leket e vjedhura, pasi aty mbahej gjithe keshtjella e tij financiare. Prandaj e mbulon varfanjakun me llukse ne qeline e tij te burgut. Njerezit tashme hajdutin e respektojne ndersa opinioni publik e admiron per zotesine e tij. Keshtu afron dita e gjyqit dhe i pandehuri gjehet perballe pyetjes madhore "A je ti autori i vjedhjes". Perballe kesaj pyetje ai nuk mund te dale i pafajshem sepse do i humbte respekti dhe admirimi publik. Prandaj deklarohet i fajshem. Por aty nderhyn hajduti mjeshter i cili tregon te verteten per te mbrojtur prestigjin e tij si hajdut i famshem.

Filmi quhet "I tre ladri" sepse te tre personazhet akuzohen per hajduteri. Edhe biznesmeni qe humbi parate konsiderohet nga ortaket e tij nje hajdut. Dhe ne fakt te tre personazhet perfundojne miq ne fund te filmit.

Eshte film interesant qe ka brume mendimesh brenda. Nje nga pjeset me te bukura eshte kur biznesmeni i spjegon ortakeve si funksionon keshtjella virtuale e financimeve prej qindra milionesh qe bazohej vetem ne 10 milione para te verteta (fragmenti me poshte). Kjo sjell ne mend skandale te tanishmet si Enron ose Parmalat. Vetem se kjo skene eshte filmuar ne 1954, pak vjet pas luftes, kur akoma nuk ekzistonte televizori neper shtepia.

Fragment (ortaket e akuzojne biznesmenin si hajdut):





Ky film, bashke me shume te tjere te Toto-se, gjehet komplet ne Youtube. Perfitoni nga rasti te shikoni ndonjerin prej tyre. Kerkoni "tre ladri completo".


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 148 149 150 151 152 153 154 155 156 [157] 158 159 160 161 162 163 164 165 166 » ... E fundit »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.