| Forumi Horizont | Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 148 149 150 151 152 153 154 155 156 [157] 158 159 160 161 162 163 164 165 166 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Figura të shquara (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=117)
-- Shqiptari me i madh i te gjitha koherave (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3213)
Moshat e reja dhe ata qe kane qene femije ate kohe e nuk e kuptonin se c'hiqte populli shqiptar dhe e kane shume te lehte te tjerrin historira per diktatorin.Nuk eshte njesoj ta kesh perjetuar vete dhe te te tregojne te tjeret e te nxjerresh perfundime.Ne ne qytet qe ishim 25% e popullsise kemi jetuar me mire se 75% e popullsise qe jetonte ne zonat rurale.Njerez e dini qe popullsia e ketij 75% jetonin tamam si ne Ruanda e Somali dikur.Malesia e cila ishte dhe vazhdon te jete zona me e varfer e vendit jetonte kot, vetem sa mbante frymen gjalle per 700gr buke misri per person e jo me teper.Vishej e mbathej keq tamam si ne kohen e apoteozave te migjeniane.Femijet e tyre ishin te gjithe si Luli i vocerr njerez.Eshte ndryshe ti kesh pare me sy e ndryshe te lexosh propaganden enveriste per njeriun e ri qe kish pergatitur komunizmi.Edhe ne qytet nuk ka patur ndonjehere bollek,por fukarallek.Mbi 85% e popullsise paguhej me rroga qesharake dhe mishin e shifte apo se shifte 1 here ne dy muaj.Rronin me speca e sallat me domate.Femijeve u jepnin buke me sheqer e me uje se vaj ullirit eksportohej.Raimondi ne ne Vlore i thoshim njeri tjetrit nje shprehje qe doli ato vite:''Humbe si vaji i ullirit'' kur kishim kohe pa e pare nje shok apo nje mik.Qindra punetor qe kane punuar ne uzinat kimike te Shqiperise kane vdekur fare te rinj ose sot e kesaj dite jane te paafte sa duken si pleq 100 vjec edhe pse jane 40-45.Mos i besoni statistikat komuniste qe thoshin qe jeta mesatare e popullit eshte 72 vjet.E shumta mund te jete tek 60-a.Shume pak njerez e hanin pensionin gjer ne 10 vite.Edhe deformimet qe vihen re ne demokraci jane rezultat i kuadrove apo liderve te majte te edukuar me idet e fameshme enveriste.Pra si PD dhe PS jane parti te majta,prandaj edhe ne jemi ketu ku jemi.Reforma agrare qe u be me ligjin 7501 as me shume e as me pake ishte si reforma e vitit 1946 e PKSH-s dhe ata qe e moren ate toke padrejtesisht nuk e kane punuar kurre dhe ajo vazhdon te jete djerre.Nqse do te ishte ne pushtet e djathta e vertete prona do te kish shkuar tek i zoti dhe ata qe ju quani se jane pa pune do te ishin punesuar te gjithe.Me shume investime te huaja do te kish gje e cila do te hapte me shume vende pune.Te qeveriurit me mentalitetin e kohes komuniste e ka len vendin tone ne bisht te Europes.Megjithate eshte gabim te thuash qe shqiptaret jetojne me keq se para viteve 90.Shikojini ,jane bere rreth 200 mij shtepi banimi dhe kryesisht nga ata qe kane zbritur nga mali ne qytet.Nuk eshte pak.Cfare kishin ne ate kohe?A mund te ndertonte dikush nga ata te bukes se kallamoqit shtepi te tilla te medha e te bukura?Nuk i shihnin as ne enderr malesoret edhe te tjere.
Brisi Hitleri ishte udhehqes i partise Nacional Socialiste gjermane,i majte ekstrem pra.Edhe Duce pipinua ishte i till pra i majte.
Raimondi nuk ta dij moshen por po te kujtoj disa figura komunistesh te qytetit tone qe kane drejtuar Vloren.
1-Luan Muhameti,Sul Baholli,Enver Halili,Brokajt e Bratit,Llambi e Jorgjie Pecini,per mos te te permendur emrat e kryetareve te kshillave nga Pusi i Mezinit e gjer ne Uje te Ftohte ,nga Centralja e gjer ne Cole,kryetaret e Frontit Demokratik ne te gjithe qytetin,drejtoret e fabrikave e uzinave te qytetit e mbaro tek polici Reuf mustaqja.Qe te gjithe e kishin Vloren ne grusht kjo kope te degjeneruarish e zullapesh qe i benin temena vetem diktatorit.Nuk te kuptoj kur shpreh konsiderata per ate kohe.Ajo kohe duhet hedhur mbas kraheve se na dridhet mishi kur e kujtojme.Ndoshta ke qene femije dhe nuk e bene dot ndryshimin e madh qe ka ndodhur me gjithe te metat qe verehen.
| Gjithsej 182 faqe: « E parë ... « 148 149 150 151 152 153 154 155 156 [157] 158 159 160 161 162 163 164 165 166 » ... E fundit » Trego 182 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.