Forumi Horizont Gjithsej 197 faqe: « E parë ... « 148 149 150 151 152 153 154 155 156 [157] 158 159 160 161 162 163 164 165 166 » ... E fundit »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- -Pena e lire- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7107)


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 15 Prill 2006 - 00:17:

Endërr Pranverore...


E strukur nën hijën e pemëve
Kujtoj pranverën e kaluar
Që lulëzoi bashkë me neve
Dhe ëndrrën tonë të praruar...


Me zemër të vetmuar
Shikoj lartë në qiell
Pajtimin në çdo re duke kërkuar
Ti athua fle në diell?

Sytë e tu, zjarrë i papushtuar
I shoh në rrezet e tij
Kur do vie ajo ditë e bekuar
Se zemra mu bë hi?

Dora jote befas më ledhaton
Shpirt i trazuar, o shpirt i im
Sa kohë të gjatë zemra po të kërkon
Që tretet me vite në mërgim?

E mbuluar me gjethe pranverore
Vërej që vetëm ëndërr ishte
Vazhdoj të të kërkoj prore
Në çdo pranverë që vie...


Me këtë poezi shfrytëzoj rastin t'i përshëndes gjithë ata që dinë t'a shohin jetën me sy të një poeti/poeteje !!!

Gjithashtu mos t'harroj të përshëndes personalisht edhe Sy_Kaltren...

Me respekt shkruan Loti.....


  Gjithsej 197 faqe: « E parë ... « 148 149 150 151 152 153 154 155 156 [157] 158 159 160 161 162 163 164 165 166 » ... E fundit »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.