Forumi Horizont Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 149 150 151 152 153 154 155 156 157 [158] 159 160 161 162 163 164 165 166 167 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Duke degjuar zerat brenda teje (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6906)


Postuar nga ingmetalboy datë 23 Tetor 2007 - 09:30:

Perseri boshti qendror u shkund nga tingujt e brendshem te nje melodie pa emer dhe syte mbyllen per te lene vend shkendijave te unit ne ekstaze. Metamorfoza e shumeperfolur shperfytyron detajet e fundit ne telajen e momentit. Qetesi...
Udhetimi i nisur ne diten qe more fryme u kurorezua sot me ne fund. Destinacioni: vetvete. Nuk ka me pengesa dhe honi brenda teje zhduket. Perpara pasqyres psiqike qendron balle per balle me veten lakuriq. Por, valle vertet duam te dime kush jemi ne thelb? Valle do te pelqejme ate cfare shohim dhe degjojme ne ato momente kur fati dhe koha e shtrydhur ne fizike behen njesh duke i dhene krahe eksperimentit me guximtar njerzor? Te njohesh vetveten ne rrenje? Te shkundesh te gjithe skeletet e fshehur ne driten e vetedijes? Te shohesh te perbrendshmet e tua bashke me faren e arsyes se veprimeve nga me e thjeshta deri ne me te komplikuarat? Dija vjen me dhimbje thone. Shpesh bile i rezistojme me te gjitha menyrat duke shkuar deri atje sa mashtrojme veten, manipulojme kujtimet fshijme nga memorja plese te se kaluares. por perseri nuk ndalojme se kerkuari te njohim veten. Cfare do te ndondhe nqs deshira na plotesohet? Do te jemi ne gjendje te pranojme te verteten lakuriq apo do te vrapojme serisht ne skuten tone te erret ashtu sic i madhi Platon ka perdikuar? Jemi gati per dicka te tille? Eshte kjo vertet ajo qe duam?!


  Gjithsej 497 faqe: « E parë ... « 149 150 151 152 153 154 155 156 157 [158] 159 160 161 162 163 164 165 166 167 » ... E fundit »
Trego 497 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.