Forumi Horizont Gjithsej 197 faqe: « E parë ... « 149 150 151 152 153 154 155 156 157 [158] 159 160 161 162 163 164 165 166 167 » ... E fundit »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- -Pena e lire- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7107)


Postuar nga Enya datë 21 Prill 2006 - 06:49:

Lightbulb

Ty te ka dehur paraja
me keq sesa pijanecin skuqja e syve
ku lexohet
trishtesia e shpirtit tend
gur.

Ty te ka dehur jeta,
me keq sesa peshqit tymi i zgares,
ku digjen e piqen
luspat e palara
ne
hell.

Ty te ka dehur vetja,
mendjemadhesia jote e verber;
ku pellet egoizmi yt,
gjokszbuluar,
leshatok,
i perdale.

Ty te ka dehur zgjuarsia,
shemtia jote e lustruar
me buzeqeshje fallco,
o
shkurtabiq.

Ty te ka dehur vetmia, i dashur...
Ti s`ke miq.

(poezi casti).


  Gjithsej 197 faqe: « E parë ... « 149 150 151 152 153 154 155 156 157 [158] 159 160 161 162 163 164 165 166 167 » ... E fundit »
Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.