Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 150 151 152 153 154 155 156 157 158 [159] 160 161 162 163 164 165 166 167 168 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
Tutta la vita davanti (2008)
Regjia: Paolo Virzì
Skenari: Michela Murgia, Francesco Bruni , P. Virzì
Aktore: Isabella Ragonese, Valerio Mastandrea
Marta eshte nje vajze e re e apasionuar pas profesionit qe ka zgjedhur: filozofi. Ajo mbaron shkollen me nje mbrojtje te shkelqyer dhe profesoret e pergezojne. Por sapo del ne boten e punes perballet me Italine e viteve 2000. Profesioni i saj nuk duhet per asgje dhe bota e punes ofron vetem pune te perkohshme. Keshtu perfundon te punoje baby sitter dhe me pas ne call center. Ne punen e pare njeh nje vajze te re, qejflie per seks, por krejt e paafte te merret me vajzen e saj vogel. Marta e ndihmon dhe nepermjet saj hyn ne call center ku bind njerezit ne telefon te blejne nje pajisje te shtrenjte qe nuk duhet per asgje. Por puna nuk eshte thjesht pune. Ne call center ekziston nje ambjent i cuditshem. Aty nuk lejohet te merzitesh dhe dita fillon me kenge dhe optimizem. Gjithcka duket perfekte. Por pertej fasades Marta fillon te njohe presionin e tmerrshem psikologjik dhe nje ambjent te eger femrash qe luftojne per pushtet. Ajo behet deshmitare e nje bote per te cilen opinioni publik dhe sindikatat nuk dine gje. Te gjithe punonjesit jane pa kontrate dhe pushohen nga puna per hicgje. Sa me shume ngjit shkallet e suksesit aq me shume Marta kupton brishtesine e asaj bote dhe dobesine e njerezve qe drejtojne ndermarrjen. Marta flet me nje sindikalist, por ky eshte nje idealist qe perfundon te beje show televiziv duke i prishur pune gjithe punonjeseve. Dhe teksa eksperiences se saj i vjen fundi, Marta shkruan nje artikull filozofik qe ia publikojne ne Oxford.
Film i larmishem ne cdo aspekt. Ka plot personazhe te goditur dhe realizem te habitshem. Kush ka punuar ne keto ambjente (shitje multiproprieta, tenxhere, pajisje, etj) do gjeje krejt detajet qe ka jetuar. Eshte tipike e ketyre firmave te krijojne eufori dhe gallate per te mbajtur nje ambjent produktiv. Dhe gati gjithmone keto i drejtojne njerez te rendomte qe nuk arrijne te dallojne realitetin nga vendi i punes.
Por filmi transmeton shume me teper. Aty gjehet perbuzja ndaj shkencave sociale, ku shoket e klases se Martes tallen me vete degen qe kishin zgjedhur. Madje kush ka bere hajer ka lene shkollen heret. Tashme ata jane skenariste te Grande Fratellos, editore, shkrimtare, ndersa Marta qe mbaroi shkollen me sukses mezi punon si telefoniste.
Filmi ka realizim te mire, por kush s'e njeh Italine mund mos ta vleresoje sa duhet. Paolo Virzì rikonfirmohet regjizor i arritur pas "Caterina va in cittÃ_". E vetmja e keqe eshte se Virzì eshte aktivist politik me te majten dhe kjo e demton shume nga ana profesionale. Sikur te mos shprehte bindje politike, tani filmat e tij do ishin me te vleresuarit, ashtu sic do jene ne te ardhmen kur publiku te vleresoje realizmin e filmave te tij. E njejta gje ka ndodhur me neorealizmin e viteve '50, qe kritika vleresoi pas shume dekadash, kur kuptoi se ne ato filma tregojne shume me teper se histori per te qeshur. Paolo Virzì ka pikerisht ate aftesi qe kishin ata regjizore: te beje te shikosh nje film realist dhe te kuptosh dramen nepermjet situatave te thjeshta dhe qesharake.
Shume gjera jane te arritura: fotografia, montazhi, kamera, madje dhe akterimi i Sabrina Ferillit. Vajza a vogel nuk akteron mire, por s'bie ne sy.
Hapja e filmit:
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 150 151 152 153 154 155 156 157 158 [159] 160 161 162 163 164 165 166 167 168 » ... E fundit » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.