Forumi Horizont Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 150 151 152 153 154 155 156 157 158 [159] 160 161 162 163 164 165 166 167 168 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)


Postuar nga amor alucius datë 28 Mars 2006 - 02:01:

Te kisha premtuar qe do shkoja te pakten nje here ne jave te shihja se c'behej ne shtepine tende,dicka qe bera fundjave qe kaloi.Mora celesin e shtepise tende qe eshte ne te njejten varese celesash te shtepise time dhe i hipa makines.Koha ishte e mrekullueshme,gje qe me bente te me mungoje me teper.Hapa porten e kopeshtit me celesin e dyte,parkova makinen brenda dhe ne momentin qe po hapja deren e shtepise ndjeva ca zhurma.Lashe deren e hapur dhe eca ne drejtim te zhurmes,kur c'te shoh?Gruan qe kujdeset per shtepine dhe gatimin kur ai eshte aty,qesha me vete dhe friken qe me kapi per pak caste.Nuk e dija qe ajo do vinte te ndreqte shtepine dhe kur ai s'ishte.
Erdhi ne drejtimin tim,me pershendeti me nje perqafim dhe filloi te bisedonte me mua,une bera te njejten,e kjo jo ngaqe kisha deshire te shihja njeri ne ato mom. por ngaqe "duhej".I thashe te vazhdonte ate qe po bente pa problem,mu pergjigj qe kishte mbaruar e qe tjerat do i bente nje here tjeter,me vone mora vesh qe Ai i kishte thene qe te mos me bezdiste cdohere qe ndodhesha brenda.I buzeqesha,e falenderova per punen e bere,i dhashe nje perqafim dhe nga ajo ngeli vetem echo-ja e deres se jashtit kur doli.Ne nje forme apo ne nje tjeter ajo ka qene nje "mama e paguar" per Ate dhe ky e ka trajtuar si te tille.

Cdogje ishte aq ne rregull ne ate shtepi,ne hall ka fotot e familjes te tije,nje nder fotot qe bie ne sy me teper eshte ajo jona e bere ne ballon e vitit te kaluar bashke.Pershkova me gishta kornizen e saje...Ngjita shkallet per te marre nje USB-stick me ca foto,me kishte thene qe e kishte ne dhomen e gjumit,ne sirtarin e tavolines te nates.
Nuk kisha pare asnjehere me pare dhomen e gjumit te tije,u mahnita nga shija me te cilen e kishte arreduar.Cdogje aq e sistemuar,huh,u gezova qe atij si ka rene rasti te shohe se cfare rremuje bej une ne dhomen time

U ula mbi krevatin e tije dhe mora USB-stick qe doja.Ne ate moment bie telefoni i shtepise,ishte ai.Qeshi kur degjoi zerin tim,me tha qe kishte provuar te me merrte ne celly por ishte mbyllur(rene bateria pa e kuptuar une fare),me pas ishte shqetesuar dhe kishte marre ne shtepine time dhe ato natyrisht i kishin thene qe kisha dalur e si prove te fundit kishte marre shtepine e tije.
Me pyeti nese arrita ta gjeja sticku-un,ju pergjigja ne shaka qe e gjeta mes letrash dashurie qe i perkisnin nje nr.te konsiderueshem femrash,te datuara dy vitet e fundit.Ai qeshi,une qesha.
Me pergjigjet"duhet ti fshihja me mire".
Une"yeah,duhej ta beje ashtu sic bej une".
Ai"do mendohem me mire heres tjeter.Mgjth,kur ti fshehesh heres tjeter mbaj dicka parasysh: une pranoj te lexoj vetem letra meshkujsh qe vertete ja vlejne"
Une"ate e kam parasysh vete"
Ai"Femer katile,e pashpirte..."

Me kerkon te qe te hap raftin e trete,aty tek valixhet mund te gjeja nje te vogel me lap-topin e tije,webcamin mund ta gjeja ne sirtarin e tavolines te punes.Syte me rane direkt ne pjesen e siperme te raftit me afersisht 20 kemisha te ngjyrave te ndryshme,gjitha te lara dhe hekurosura.Serish i bera krahasim me raftin tim te rremujshem.
E lidh me fillin e internetit,ai me jep passin kur automatikisht me hapet e-maili i tije...nderkohe po vazhdoja ti flisja ne tel.I them nese pranohen ne vend te letrave te dashurise dhe e-mailet ...ai qesh dhe me pergjigjet"te isha ne vendin tend do kontrolloja.Meshkujve te sotem s'ju besohet"Mbylla e-mailin e tije as pa i hedhur nje sy dhe bera log-in me e-mailin tim.Nderkohe kishte patur kohe dhe ai te merrte lap-topin tjeter atje ku kishte.
Sapo u shfaqen imazhet e para me pershkoi nje ndjenje lumturie,mu duk me i bukur se kurre.
...
(vazhduam keshtu gjate 3 oreve,shtrire ne krevatin e tije me lap-topin ne gjunj)


  Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 150 151 152 153 154 155 156 157 158 [159] 160 161 162 163 164 165 166 167 168 » ... E fundit »
Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.