Forumi Horizont Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Shendeti-dieta-ushqimi (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=10073)


Postuar nga ~Enigme~ datë 17 Shkurt 2006 - 20:21:

Cod. A17022006

Shekulli Online 14/02/2006

"Në fillim frutat

Pas kileve te shumta, qe mund te kesh shtuar krejt padashur, sigurisht ke nevoje te kthehesh ne formen e meparshme, po si?

Keshilla e pare eshte : Ktheje mbrapsht menune tende

Ne fillim nje frut dhe nje gote uje si aperitiv, me pas sallaten si pjate te pare. Ne vazhdim, peshk ose mish si garniture, makarona si pjate te dyte dhe nje panine si embelsire. Kjo menu u dedikohet gjithe atyre, qe kur ulen ne tavoline harrojne qe duhet te hane pak.

Me kete diete ju ne fillim “e mbushni stomakun” me ushqim te lehte e keshtu do te mbetet pak vend per ushqimet me kalori.

Keshilla e dyte: Meso te kontrollosh oreksin

Disa mendojne se i vetmi sistem per te humbur kilet e teperta eshte te hash pak nga te gjitha. Problemi nuk eshte vetem te dish çfare ushqimesh te hash por te mesosh te kontrollosh oreksin dhe te mos shfrysh gjithe stresin ne ushqim.

Keshilla e trete: Buka ne fund

Pjesa me e rendesishme e dietes te pershkruar ketu eshte vakti i mengjezit, qe duhet te permbaje qumesht, drithera, biskota e nje frut, por jo agrume. Dreka duhet te jete e plote por duhet te kontrollohet sasia e ushqimit. Ne darke keshillohet nje supe me perime. Ndersa buka mund te hahet vetem ne fund te vaktit. Dhe vetem nese keni akoma uri.... "


  Gjithsej 30 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 30 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.