Forumi Horizont Gjithsej 69 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Psikologjia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=6)
-- Hipnoza........ (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1440)


Postuar nga Aljohin datë 06 Gusht 2003 - 23:40:

Per sa i perket 3 fazave te hipnozes une i njoh ndryshe.
1. Faza e somnolences ( vjen nga fjala gjume ). Gjendja e pacientit ne kete faze i ngjan nje dremitjeje te lehte. Ai pranon sugjestione te thjeshta por eshte akoma ndjeshem i lidhur me ambientin perreth.
2. Faza e katalepsise apo e hipotaksise. Faze me e thelle e cila karakterizohet ( sic e thote edhe emri ) nga mundesia per ti dhene pacientit poza shume te veshtira per tu mbajtur ne gjendje normale dhe ai i mban per nje kohe te gjate... psh. mund t'i vihet maja e kokes ne nje karrige dhe majat e themrave ne nje tjeter dhe hipnotizuesi mund ti hypi edhe siper dhe pacienti vazhdon ta mbaje kete pozicion per nje kohe te koniderueshme. Sugjestionet qe mund te pranohen ketu, si faze me e thelle, jane me te shumta.
3. Faza e somnambulizmit. Vete nga emri, karakterizohet nga mundesia per ta bere pacientin te ece perreth ne menyre te pavetedijshme dhe akoma nen hipnoze, te beje plot veprime te tjera si somnambul. Ne kete faze mund te shkaktohen plage ( me ane te sugjestionit ), diegie, levizje te temperatures disa grade dhe pacienti zakonisht paraqet nje amnezi ( nje humbje te kujteses ) post-hipnotike gje qe nuk e paraqet ne 2 fazat e tjera ( zakonisht ).
Kjo pervec se nuk eshte nje ndarje kategorike eshte edhe pak e vjeter ( te pakten une e kam lexuar para nja 7 vjetesh dhe ne ate moment kishte dhe nja 30 vjet qe ishte ne fuqi ). Nuk di ne se kane futur te tjera apo jo, por megjithate eshte e vlefshme per te patur nje ide kur leviz vertikalisht ne nivelet e hipnozes ( se c'ndodh ). Ne pergjithesi tani eshte ideja qe hipnoza ka shume nivele dhe sa me te thella qe te jene ato aq me shume sugjestione do te pranohen dhe aq me shume dukuri hipnotike do te ndodhin ( pervec rastit te nje gjendje shume te thelle te hipnozes qe quhet faza e vdekjes, faze kjo jo e pranuar nga i gjithe komuniteti i hipnotisteve ( kjo sepse eshte shume e veshtire te haset ). Kjo faze eshte kaq thelle sa sugjestionet e hipnotizuesit ( perfshire ketu edhe sugjestionet per te zgjuar ) refuzohen nga pazienti ).
Doja te korrigjoja nje gabim tek mesazhi im paraardhes. Tek bibliografia emri i autorit te librit Parapsicologia ( la scienca contestata ) eshte Charls ne fakt duhet te jete Richard ( kerkoj faje per gabimin ).
Gjithashtu doja te shtoja tek bibliografia Librin "Hipnoza dhe feja"
i autorit Ulvi Vehbiu ( vendodhja... biblioteke kombetare tirane ).


  Gjithsej 69 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 69 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.