Forumi Horizont | Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Leter shkruar Vetes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14789)
Leter shkruar vetes!
Ndodhi muaj me pare pasi kisha kaluar nje dite me te vertete te lodhshme ne ambientet e Psikiatrikut , ku sa hyra ne shtepi u zhyta ne shtrat per te mbyllur syte dhe per te harruar dhembjen e madhe qe kisha takuar atje...Ne pergjumjen e pare, atehere kur mendja kishte filluar te largohej nga ngjyrat gri te mureve te spitalit dhe po takonte ylberet e familjes, dashurise dhe miqesise ,kur une e pashe veten duke shkruar nje Leter Lamtumire! Gjithcka ishte kaq e turbullt dhe e mjegullt sa une nuk mbaj mend ne ishte enderr apo jo,sepse e ndjeja pervelimin e ujvares se loteve tek me mbulonte fytyren , ndjeja dhimbjen e zemres e cila perpelitej ne kraheror si nje pulbardhe e plagosur. E mbaj mend cdo shkornje qe me dhimbjen e lamtumires e shkrova. Aty shkorva me shkronjat e fatkeqesise, vuajtjes , fatalitetit te syve qe takova ne Psikiatrik. Shkrova me shkronjat e rrobave te shqyera, fytyrave te palara, duhmen e duhanit te lire qe te mbyste , me eren e ngurteseise dhe ekzistences se vdekur qe kundermonte atje brenda. Shkrova me shkronjat e atyre duarve qe dridheshin ne zbrazetiren e shpirtit te tyre teksa mundoheshin te silleshin si "njerez normal" kur une i thoja qe isha psikologia e re e atij institucioni. Shkrova me shkornjat e keqardhjes qe nuk mundesha te ulesha , te shtrihesha ne dyshemene e piset , ku shkelnin kembet e pafata dhe te qaja me denese , sepse ndjeja perbrenda nje zemrim te madh me perendine, me veten , me mjeket qe nuk kishin as piken me te vogel te vullnetit dhe deshires per ti kuruar por vetem i injektonin dozen e haloperidolit vetem sa per t'i ngurtesuar dhe lene shakull ne nje cope te asaj bote patologjike, kisha zemrim me ao sanitare qe nuk e dinin as per cfare ishin aty , dhe qe i zhdeponin ne dru ata mjerane, sepse ia shkelnin dyshemene e sapopastruar.........Nje pjese e imja ka mbetur e burgosur atje, e lidhur nyj me hekurat dhe eshte shnderruar ne nje dore qe i perkedhel ata , ne nje shami qe fshin lotet e zemrave te tyre, eshte kthyer ne nje ze qe i kendon ninullen e nates se mire, eshte kthyer ne ujin qe i pastron , ne nje luge gjelle qe i mban frymen gjalle, ne nje rreze dielli qe mundohen a kapin pas hekurave, ne nje pike shi qe mundohen ta prekin per t'u ndjere ndryshe..... shshshshshshshhs se nuk mundem me!
Kati
Gjithsej 441 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 441 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.