Forumi Horizont | Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Nje grua e dorezuar! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15793)
E enjte 30 shtator
Koleta kishte 39.6 sot ne mengjes; po ka filluar te ngrihet. Morisi thote se kjo semundje ka rene neper Paris; temperature, dobesim e pastaj sherohesh. Nuk e di pse, por, duke e pare tek sillet rrotull ne kete apartament te vogel, I kuptoj edhe ankesat e Morisit. Nuk eshte me pak e zgjuar se e motra; kimia e terhiqte, me mesime shkonte mire, mekat qe I ka lene ne mes. Me se do ta kaloje kohen? Nuk e kundershtova dot; ka zgjedhur te njejten rruge me timen; por une kisha Morisin. Padyshim, ajo ka Zhan-Pierin. Nje burre qe nuk mund ta dashurosh, qe nuk e perfytyron dot se si mund te ta mbushe jeten.
Leter e gjate e Lysienes, e pasinuar pas studimeve dhe pas Amerikes.
Duhet te kerkoj nje tryze per dhomen e ndenjes. Duhet t’I bej nje vizite dhe places se paralizuar te Banjoletit. Perse ta mbaj kete ditar kur nuk kam c’te shkruaj ne te? E nisa se me mundonte vetmia; e vazhdova ngaqe ndihesha keq; mgaqe me turbullonte sjellja e Morisit. Por, kjo semundje po me kalon tani qe cdo gje e kam te qarte, mendoj se s’do te shkruaj me.
.......?!
Gjithsej 34 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 34 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.