Forumi Horizont Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Te reja nga kinematografia ! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17710)


Postuar nga AngelDevil datë 09 Shkurt 2011 - 15:06:

“ Shqiptari “, filmi më i mirë në Gjermani

Në edicionin e 32-të të festivalit Max Ophuls që si cdo vit u mbajt në Sarrebruck të Gjermanisë, filmi “ Shqiptari “ i regjisorit gjerman Johannes Naber është vlerësuar me çmimin e pare duke rrëmbyer edhe çekun e fituesit me një shumë prej 18 000 eurosh. Në etiketimin për çmimin e fituesit të këtij festivali shkruhet:“I jepet Çmimi i madh i Festivalit filmit “ Shqiptarit” për mënyrën koherente të të rrëfyerit dhe kinematografisë së veçantë që paraqet historia e një shqiptari të dëshpëruar që emigron në Gjermani për të siguruar para për ti bërë pajë vajzës që dashuron.” Regjisori e ka realizuar filmin e tij mes Shqipërisë dhe Gjermanisë. Në Shqipëri zgjodhi Tropojën si shesh xhirimi të filmit, pasi protagonist i filmit është një emigrant shqiptar nga kjo zonë në veri të Shqipërisë dhe interpretohet nga aktori shqiptar Nik Xhelilaj. Aktori 27-vjeçar u fut në listën e 10 aktorëve të rinj më të mirë të europës


  Gjithsej 41 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 41 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.