Forumi Horizont Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dashuria (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=48)
-- ç'eshte dashuria?!! Ja si e konceptoj une! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=178)


Postuar nga mjellma datë 16 Janar 2003 - 12:33:

Perse te tremb ideja e nje femre qe di te kerceje ne disko,di te enderroj per jeten e sigurte,sepse ne fakt kete shume pak e kane,di te jete terheqese,di te rrembeje vemendjen e meshkujve,do te jete epiqendra e asaj bote qe quhet JETE dhe mos harro Mendimtar,qe do te jete e dashuruar,pavaresisht qe kete dashuri mund ta kete gjetur ne disko,ta kete gjetur ne chat-fajtori.com,apo te vazhdoje ta kerkoje e humbur ne enderrime pashprese....mendon se ajo ndjenje qe ti pretendon te kesh,eshte nje ndjenje qe perdhoset prej faktit e te qenit i tille apo e tille?????????Askush nuk mundet ta privatizoj e ta bej prone te veten ne te cilen ka te drejte te shkele vetem ai qe i pershtatet nje grupimi apo nje tjetri,te behet perzgjedhja kalon-s'kalon....eshte qesharake nje gje e tille.....Cfare eshte dashuria??Fajtori i dha pak a shume nje pershkrim asaj gjendje perceptimi apo ndjesie qe ne fakt na ben te humbasim perceptimin e reales dhe te kerkojme ate imagjinaren......eshte pikerisht arritja e asaj gjendje qe mund te quhet dashuri,me shtate shkronja apo e quajme edhe me tete(dashuria,nese ia rrisim vlerat) dhe do te jete e tille per aq kohe sa do te krijoje kete ndjenje.Une nuk marre dot pergjegjesine e te percaktuarit se kush eshte ne gjendje te respektoje burrin e kush jo,por nje gje eshte mire e sigurte,kush dashuron respekton ndjenjen e vet qe eshte e hedhur mbi personin qe eshte zgjedhur prej tij per te qene i(e)dashura e shpirtit te tij(jo thjeshte e trupit).Shkurte per mua dashuria eshte ajo lajthitje qe me ben te harroj se ku jam e kush jam dhe me ben te rri te mendoj se ku eshte tani,cfare po mendon,cfare do ti them,cfare do te me thote kur ta takoj,si do vishem,dua te jem duke shetitur me te kembezbathur ne nje rrugine te humbur pylli,pa ndjere frike sepse kam "ate" prane,etj etj etj....s'do te arrija te permblidhja gje ne keto fjale.
O Fajeee,ti ne c'kategori perfshihesh,ne ate te denjen per te dashuruar,apo ne ate te kategorise se dyte?????
Hm,se harrova te te pyesja Mendimtar:ndonje percaktim vetish per tu kualifikuar ka????Thua ka vlere paraqitja,kur je e mahnitur prej intelektit?Ka vlere mosha kur ndihesh me i vogel se tjetri?Te duhet te vleresosh rregullin kur ke fantazine????Se di?Deri tani nuk kam arritur te gjej pergjigjen e duhur,megjithese gjithmone ne momente te ndryshme kam dhene pergjigje te ndryshme dhe sot nuk di se cila ka qene e sakte,apo te gjitha ne te njejten kohe kane qene te tilla.


  Gjithsej 430 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 430 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.