Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Wikileaks,shfaqen kabllograme për Shqipërinë (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18440)


Postuar nga Vizioner datë 04 Shtator 2011 - 21:46:

Berisha: WikiLeaks, Arsen Lupen i kohërave moderne

Kreu i qeverisë Sali Berisha ka reaguar lidhur me publikimin e kabllogrameve që implikojnë atë, familjen e tij dhe disa funksionarë të tjerë të lartë në afera të mëdha korruptive.

Në deklaratën e tij Berisha pranoi se ato që janë publikuar në kabllogramet e WikiLeaks janë shkruar edhe në mediat shqiptare duke pretenduar se ka pasur manipulim të informacionit nga ana e Wikileaksit ndërsa tjetër ai tha se e dënonte veprimin e vjedhjes së informacionit të bërë nga ajo. Dy gjëra këto të cilat bien në kundërshtim me njëra-tjetrën.

“Së pari, ajo që ju këshilloj është t’i lexoni sa më shumë. Së dyti, meqenëse më pyetët, kam gjetur aty një pasqyrë të shtypit të përditshëm shqiptar të akuzave dhe ndërakuzave të ndërsjella që forcat politike adresojnë ndaj njëra-tjetrës. Unë qëndrimet e mia ndaj Wikileaks i kam shprehur. Ai është një Arsen Lupen i kohërave moderne, ka bërë një vjedhje dhe këtu nuk ndryshon qëndrimi im ndaj zotërisë, i cili nëpërmjet një operacioni të paligjshëm ka ndërhyrë në kodet e transmetimit të vendit më të madh e të fuqishëm të botës. Kjo përsa i përket atij, përsa i përket pjesës tjetër, ju them lexoni sa më shumë. Ato, siç e keni parë, janë të gjitha një pasqyrë e përditshme e shtypit shqiptar, madje jo tërësisht e plotë njëqind përqind, por aty afër”, tha Berisha.

--------------------------------------------



mor i kohrave Moderne!


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.