Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- *Interesting articles* (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=327)
-- Would Tarzan believe in God? Conditions for the emergence of religious belief (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18703)
Postuar nga lorie datë 16 Dhjetor 2012 - 10:16:
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Mesa duket zoti s'ka pas interes ta njohin kalamajte, ka krijuar Adamin dhe Even te rritur ndersa kalamajte jane te paudhe, jashte rruges se Zotit, sepse nuk kane kapacitet te besojne ne Zot.
Sa i zgjuar ky Zoti per ideal te partise. Even e Adamin i krijoi me kapacitet, po kelyshet e tyre jane pak te trashe ne drejtim te besimit.
Cfare thua O faje? C'i ke keto qe shkruan? Bohh.
Pse hidhesh ne politike kur kjo eshte teme shoqerore/ fetare/psikologjike? Dhe pse kaq i hidhet ne tu shprehur?
Femijet mund te mos kene kapacitet cognitiv per te kuptuar Zotin ne menyre te plote, ndoshta per ta Boogie Man, Santa Claus, Tooth Fairy dhe Zoti futen ne te njejten kategori ,prej aftesise se fantazuarit.
Megjithate, s'do te thote se jane te paudhe. Ne fund te fudnit, femijet jane qeniet me te padjallezuara dhe e kane shume te lehte te vene veten e tyre ne besim te nje tjetri me te rritur.
Prej padjallezise se tyre, e kam te lehte te kuptoj kur Jezusi thote qe : Le te vijne femijet tek mua, dhe cilido qe kthehet si femije eshte i pranuar ne mbreterine e Zotit.' Me nje fjale, Faje, Zoti do qe te gjithe njerezit te kthehen si femije ne zemer, te rriten ne padjallezi ,ciltersi, transparence, sinqeritet, paudhesi dhe me nje zemer per te mesuar . Jane femijet shembulli qe duhet te ndjekin te gjithe,sipas tij, jo lidera politike.
Dishepujt e Jezusit u indinjuan kur femijet iu mblodhen afer. Jezusi i tha: Mos i largoni ata prej meje.
E, ta zeme se beson qe Jezusi eshte Zoti i misheruar. Femijet, nuk i mblidhen grumbull dikujt qe eshte inacor, qe te tremb apo katil, femijet mblidhen pas nje tipi qe eshte i qeshur, qe kujdeset per ta, qe luan,qe u kushton rendesi atyre, eshte kind & gentle. Ne kete menyre, cdo njeri qe ka keto cilesi qe Jezusi ka shfaqur me lart, vesh karakterin e Zotit, dhe cdo femije qe perkujdeset nga ky lloj njeriu, njeh fytyren e Zotit.
There is a good spirit about it, there is a good infection.
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.