Forumi Horizont Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Netet e mia pa gjume (Ditari i i_lire) (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=3613)


Postuar nga i_lire datë 15 Prill 2004 - 20:46:

Gjumin naten ma prish dhimbja e trupit... Gjumin e nates ma prishin gjemimet e trupit tim... Gjumin e nates, qe nate me s'eshte, ma prish renkimi im. Dhimbje, dhimbje dhe vetem dhimbje ne cdo hapesire te ketij trupi te lodhur e vuajtur, shiringat e pameshirshme fryme s'e lene te marr... Kura dhe vetem kura ne shprese te nje agimi te ri, te ndryshem, plot fat... jo si ai i fundit. Ah, ai i fundit lindi si gjithe te tjeret, plot ankth e djerse, plot frike e pashprese, por ne kete nate plot dhimbje... plot gjemime, trupi im i vetmuar lutet per agimin qe pret, lutet per sherim, lutet per nje nate te qete. Dhimbja, qe pa te me s'jetokam dot, vrapon, e pameshirshme ne cdo skute timen, gjakun ma infekton, zemren ma lengon, koken ma rendon, kembet mi plogshton... e vrapin s'e ndalon. Une, po prap ne kete nate, qe nate s'eshte me, i vetem, i harruar, lutem... per nje agim, vetem nje agim pa dhimbje... pa renkime... pa gjemime.


  Gjithsej 65 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 65 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.