Forumi Horizont | Gjithsej 124 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Feja Islame (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=183)
-- Agjerimi dhe vlerat e tij. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=6282)
Agjërimi i Ramazanit si dëshmi e besimit të sinqertë
Duke iu përgjigjur urdherit të Zotit, besimtari heq dorë nga dëshirat e veta trupore, heq dorë edhe nga ato sende të cilat jashtë muajit të Ramazanit Allahu ia ka bërë të lejueshme, thënë edhe më qartë: çështjet e veta ia ka besuar Allahut, e kjo është një provë nëpërmjet së cilës manifestohet sinqeriteti që i fle në thellësinë e shpirtit të tij ndaj besimit, dihet qe vetëm nëpërmjet detyrave - obligimeve zbulohen fshehtësitë që flenë në brendinë e njeriut.
Agjërimi është një adhurim i jashtëzakonshëm, ngase është veprim i fshehtë, është një çështje që i është besuar njeriut, askush tjetër nuk di nëse është duke agjëruar apo jo. Në anën tjetër, është një adhurim që nuk ka kurrfarë përkrahjeje nga jashtë: agjëruesit nuk i brohorit askush, për haxhiun njerëzit thonë "ky është haxhi", atij që jep sadaka i thonë bujar, atij që falet, i thonë namazli etj., edhe pse këto thënie nuk duhet të peshojnë tek vepruesit, prapëseprapë ata kanë njëfarë përkrahjeje, kanë njëfarë shtytje ndaj atij personi, ndërsa tek agjëruesi mbretëron vetëm bindja e tij se Zoti është duke e përcjellë, dhe vetëm ajo bindje e mban të fortë e të qëndrueshëm në vendosjen e tij për të agjëruar.
Ndoshta për këtë arsye agjërimi është vlerësuar aq lart, siç thuhet në një hadith kudsij: "Çdo vepër e njeriut ka shpërblim, vepra e mirë shpërblehet me dhjetëfish e deri në shtatëqind fish, me përjashtim të agjërimit, sepse ai bëhet vetëm për hirin Tim (kështu thotë Zoti), pra Unë vetë do ta shpërblej", e dihet se shpërblimi nga vetë Zoti është më i madh se shumfishet e përmendura.
Gjithsej 124 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 124 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.