Forumi Horizont Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Arsimi Shqiptar (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=118)
-- A duhet te konsiderohet mesatarja per pranim ne Universitet ne Shqiperi? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8027)


Postuar nga zuckersüss datë 06 Prill 2004 - 02:14:

Hi

Une vazhdoj juridikun ne Gjermani.Ketu ka te drejte cdo nxenes qe ka nje deftese mature te vazhdoje shkollen e larte. Per disa dege, si mjekesia, teatri, Bioinformatika, etj(nuk e di me saktesi se cilat jane) kuptohet qe ka rendesi mesatarja, per tu pranuar ne keto dege, por ne pergjithesi kane mundesi edhe nxenes me nota mesatare ose edhe te dobet te vazhdojne universitetin.
Une megjithese kam pasur mesatare shume te mire ne Shqiperi mendoj se duhet te hiqet mestarja.Mendoj se ne Shqiperi nxenesit dhe familjet e tyre jane shume te shqetesuar per notat dhe jo per ate qe nxenesit mesojne me te vertete.
Ketu ku studioj une ka te drejte te vazhdoje cdokush shkollen, se zotesia duket gjate studimeve. Ne dege te tilla si juridiku dhe ekonomiku ke te drejte ti perserisesh provimet vetem 2 here dhe n.q.s nje provim te vetem nuk e merr dy here ke humbur cdo gje edhe pse mund te jesh ne vitin e 3 ose te 4.Per te mos folur per provimin e shtetit qe jap une ne degen time. Edhe kete kam te drejte ta perseris vetem 2 here, perndryshe iken mundi i gjithe viteve shkolle kot.
Pervec kesaj ata qe nuk studiojne brenda nje kohe te caktuar qe mendohet se mjafton per te mbaruar shkollen duhet te paguajne per cdo semester 500-700 Euro, se perndryshe do te studionin njerezit gjithe jeten sic e praktikonin disa ketu.
Per mua eshte e rendesishme qe ketu ka te drejte cdo njeri te studioje pavaresisht nga rezultatet qe ka pasur ne shkollen e mesme, gjithshtu ka ketu edhe shume njerez me te rritur ne moshe qe realizojne ndoshta me vonese nje ender te tyren. Mendoj se cdokush duhet te kete te drejte te studioje;ndoshta vetem keshtu mund ti jepej fund korrupsionit ne Shqiperi.
Megjithate une nuk kam studiuar asnje semester aty dhe nuk e di se cila mund te ishte zgjidhja me e mire.Di vetem qe jam shume e kenaqur me kete sistem dhe di qe nuk duhet te kem as miq e as leke per te marre nje note te mire.Eshte nje ndjenje e mrekullueshme pas atyre qe kam perjetuar gjate shkolles ne Shqiperi dhe pas historive qe me tregojne shoqet apo te njohurit e mi.
Ju uroj te gjitheve nje zgjidhje sa me te mire, qe nxenesit dhe studentet shqiptare te marrin arsimin qe meritojne.


  Gjithsej 28 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 28 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.