Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Nga cili kënd ta shoh sërish dashurinë...? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9732)


Postuar nga LoTi_DaShUrIsË datë 17 Nëntor 2005 - 23:53:

MË BËN...

Më bën të ndihem shpesh kaq e vetmuar
më bën të zgjohem netëve të gjata
më bën të jem një pasion i harruar
endacake e ëndrave të mia të pamata...

Porsi një dëshirë e pamundur më bën të endem
barbon në kërkim të një zemre të artë
një lotë që buzëqesh më bën të jem
mirazheve të një shkretëtire të thatë...

Më bën të jem gjithçka që s'mundem
më bën të kem gjithçka që s'kam
më bën të ndjej teksa të prek buzët
ëmbëlsinë e ëndRrës në të cilën jam...

Përtej çdo skaji më bën të jem e dashuruar
çdo imagjinate më bën që t'ia kaloj
më bën të lumtur, më bën të vuaj
e mbi të gjitha më bën të të dashuroj...


** ** **


Atë çast...


Fluturuan mendimet e mia
tutje bashkë me diellin perënduan
u larguan dëshira e pasione
përveç teje gjithçka tjetër pata,
por edhe ato m’u larguan!


Atë çast do të doja të isha një heshtje e marrë
një fllad bregdeti ndër flokët e tua
një buzëqeshje që buzët të puth
rrahja zemrës tënde do të doja të isha,
atë çast aty, edhe njëherë të jem dua...

Njësh me natën kështu u bëra
njësh me pasionin për të qenë brenda teje
e dëshiruar për të qenë një ëndërr
mendim i një nate të ëmbël vere...

Fluturuan mendimet e mia larg
mbetëm vetëm ne të dy në mendimet e mia
gjithçka tjetër pata me diellin, por perëndoi
bashkë me këto edhe ti shkove,
s'pata forcë të të ndaloj!


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 26 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.