Forumi Horizont Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Gripi i Shpendeve!!! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9760)


Postuar nga Indiani datë 12 Janar 2006 - 01:56:

Smile Gripi i shpendeve (H5N1)

Cod. B11012006

Viruset e gripit bejne pjese ne familjen Orthomyxoviridae. Keta lloj virusesh jane klasifikuar ne tipet A,B, dhe C duke u bazuar ne ndryshimet ndermjet nukleoproteinave dhe matriksproteinave antigjen te tyre. Viruset e gripit karakterizohen me tej ne nentipe bazuar ne antigjenet (hemoaglutinaze) dhe (neuramidaze). Ka 15 nentipe te (H) dhe 9 nentipe te (N) per virusin A te gripit. Ndersa te gjithe nenetipet mund te gjenden tek zogjte, vetem tre nenetipe te (H): H1,H2 dhe H3 dhe dy nenetipe te (N): N1 dhe N2 njihen qe kane prekur njerzit. Nga 15 nentipet e virusit te gripit te shpendeve vetem H5N1 eshte veçanerisht shqetesues per disa arsye: - H5N1 peson mutacion ne menyre shume te shpejte, dhe ka veti per te perthithur gjenet nga viruset qe infektojne specie te tjera kafshesh. Tek virusi H5N1 berthama eshte e segmentuar ne 8 pjeseza dhe permban ARN. Koha e inkubimit te virusit H5N1 eshte nga 3-7 dite. Virusi i tipit A te gripit te shpendeve mund te infektoje njerzit si dhe kafshe te ndryshme duke perfshire rosat,pulat,derrat,balenat,kuajt dhe fokat. Zogjte e eger jane mbartes natyror kryesor per te gjithe nentipet e virusit A te gripit dhe mendohet te burim i infektimeve nga virusi i tipit A tek kafshet e tjera, por jo tek njerzit. Infektimi me disa viruse te tipit A te gripit te shpendeve p.sh: H5 dhe H7 mund te shkaktoje semundje dhe vdekje ne disa specie te egra, dhe veçanerisht ne zogjte shtepiak si pulat dhe gjelat e detit. Derrat jane te ndjeshem si nga gripi i njerzve po ashtu dhe nga gripi i shpendeve, dhe per kete arsye ata mund te infektohen me viruse te ndryshem te gripit nga specie te ndryshme ne te njejten kohe. N.q.s kjo ndodh eshte e mundur qe gjenet e ketyre viruseve te perzihen per te krijuar nje virus te ri. P.sh: n.q.s nje derr eshte i infektuar nga virusi i gripit te njerzve dhe nga virusi i gripit te shpendeve ne te njeten kohe viruset mund te perzihen dhe te krijojne nje virus te ri i cili shumicen e gjeneve i ka mga gripi i njerzve, por (HA) dhe (NA) i ka nga ngripi i shpendeve. Virusi i krijuar mund te jete i afte te infektoje njerzit dhe te perhapet nga njeriu tek njeriu, por do te kete proteinat (HA) dhe (NA) te pa konstatuara tek virusi normal i gripit te njerzve. Ky lloj ndryshimi ne viruset e tipit A te gripit njihet si nje ndryshim antigjenik.


  Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.