Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Gerdec (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15561)


Postuar nga AngelDevil datë 13 Nëntor 2009 - 12:36:

Citim:
Po citoj ato që tha AIR-FORCE-ONE
Gracka: E verteta rreth pseudo-skandalit Pango

o Angel shikoe pak te lutem ne Yuo Tube dhe pastaj hajde jep opinionin tend per dr Ylli Pangon ,e gjitha fallco ,shikoje si ikin njerzit si kok Turku ....shikoje nese nuke ke pare



O Air ja ta marrim te mireqene qe ka qene gracke imazhi qe la ai ne publik qe shume i hidhur nuk po flas per filmimet tek shtepia e tij pasi aty eshte jeta e tij personale askush smund tja cenoje ate bile as mua sme takon fare me fol ; por flas per biseden e tij me gazetaren ne zyren e tij pra ai abuzoj me detyren e tij i ofroj 1 vend pune asaj ne favor te dickaje tjeter; Pra per kete po diskutojme se sdu me ja dit shume se kush eshte Pango. Pangot akoma egzistojne ne qeveri kane egzistuar e do kete ne te ardhen sa te duash.

Pra problemi qendron te drejtesia shqiptare pervecse 1 pushimi nga puna cfare mase tjeter u mor per te?

Se jemi te tema e Gerdecit mos na hiqni vemendjen me Pangon tani ishte harru i shkreti


Postuar nga Fajtori datë 13 Nëntor 2009 - 15:42:

Pika 1:
Kjo video mund te jete FARE MIRE e manipuluar. Vajza hyn ne zyre, ministri kerkon dokumentat, pastaj nderpritet dhe del ne fund kur i jep doren. Asgje nuk del çfare u tha ne mes.

Pika 2:
Dy vajzat nuk duken te njejta. Video fillon me njeren qe shkon ne ministri pa dokumenta dhe pa referenca. Pastaj vazhdon me Alkiden qe e merr direkt ne celular ministrin. Nga e gjeti numrin e celularit Alkida?

Pika 3:
Ylli Pango, minister i republikes, i ofron nje vajze makinen dhe shoferin e tij? Dhe kjo sepse Ylli Pango ndihmon njerezit?
Hahahahhaha.

Pika 4:
Vajza: Jam ne Vore, nga ora 8 e darkes mund te jem aty.
Ministri: GJithsesi kur te vish me merr ne telefon.
Sa disponibel ky ministri...

PIka 5 DHE KRYESORE:
Ylli Pango njihej qe bente keto pune si profesor. Kurthi ishte kurth, por nuk mund te realizohej pa Ylli Pangon qe merr ne shtepi darkave femra qe kerkojne pune.

Ate videon ne Youtube e kane krijuar zarat e Pangos per ti rritur kredibilitetin. Qe eshte mashkull bie ere qe larg, sepse vetem nje mashkull mund te beje pyetjen "Kush do i rezistonte".


Postuar nga AngelDevil datë 13 Nëntor 2009 - 15:56:

Familjarët e ‘Gërdecit’ çojnë dosjen në Strasburg

per tu kthy ne teme serish
_________________________

Familjarët e viktimave të tragjedisë së 15 marsit 2008, kanë vendosur të padisin Shqipërinë në Gjykatën Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. Zamira Durda, nëna e 6-vjeçarit Edison Durda, i cili gjeti vdekjen gjatë shpërthimit tragjik të fabrikës së demontimit të municioneve në Gërdec, i është drejtuar me një letër Gjykatës së Strasburgut. Në emër të trashëgimtarëve ligjorë të 26 viktimave, aplikuesja Durda i kërkon gjykatës pajisjen me kopje të formularit përkatës dhe të numrit për dosjen (Çështja Durda etj. kundër Shqipërisë).

Zamira Durda, e cila nuk ka reshtur në ecejaket e saj për të parë në qeli “vrasësit” e të birit, i shkruan Strasburgut se gjykatat shqiptare u kanë mohuar të drejtën për një proces të rregullt ligjor, për faktin se nuk i kanë legjitimuar si palë në procesin penal ndaj të akuzuarve si përgjegjës për tragjedinë.

Për tragjedinë e Gërdecit janë 29 të pandehur ndaj të cilëve vazhdon procesi gjyqësor në Gjykatën e Tiranës. Mihal Delijorgji, administratori i fabrikës së demontimit të municioneve e cila shpërtheu më 15 mars, ish-kreu i MEICO-s, Ylli Pinari, Dritan Minxolli, drejtori teknik i fabrikës së vdekjes; Juliana Margariti, ekonomiste e ndërmarrjes MEICO, si dhe shoqëria “Alba Demil” sh.p.k, kanë kërkuar të gjykohen me procedurë të përshpejtuar në gjendjen që janë aktet, pa kërkuar asnjë provë tjetër. Duket se në këtë mënyrë të pandehurit, Delijorgji, Pinari dhe Minxolli të akuzuar për vrasje masive, po tentojnë t’i shpëtojnë burgimit të përjetshëm, nëse gjykata i cilëson fajtorë për ngjarjen tragjike të 15 marsit 2008. Lidhur me këtë kërkesë, trupi gjykues i kryesuar nga Ridvan Hado do të shprehet seancën e radhës.
(BalkanWeb)


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 13 Nëntor 2009 - 21:25:

Po pse duhet te besojme ate video qe nxorren ato , Mos lexo vetem nje liber ,lexo me shume libra ,dhe atehere do ta kuptosh se si sihte e verteta .....

Ore publikohe pak ate videon ,sepse nuk po e publikoja dot une ,dhe shikoje doren futyren e Filip Cakullit .


Postuar nga Fajtori datë 13 Nëntor 2009 - 21:42:

Kopjo ate kodin poshte (embed) qe te publikosh videon.

Kurthe jane treçereku i atyre qe dalin ne TV. Edhe ajo e Nikolle Lesit, edhe ato qe nxjerrin Le Iene. Por nuk tregojne gjera te paverteta, tregojne gjera qe kane ndodhur vertet. Dhe qe te funksionojne gjerat si duhet ose Ylli Pango duhet te denohet, ose Filip Cakulli duhet te denohet. S'ka rruge te ndermjetme si ndodh ne Shqiperi, se "gjoja harrohet, gjoja ia falim ketij ose atij".


Postuar nga AIR-FORCE-ONE datë 14 Nëntor 2009 - 06:06:


Postuar nga Niqua datë 20 Nëntor 2009 - 15:24:

akoma me gerdecin ju?? ne shqiperi gjithe taxixhite me dolen nga gerdeci.. me keq njani kishte dialket peshkupie


Postuar nga AngelDevil datë 15 Mars 2010 - 16:04:

Dy vjet nga tragjedia e Gerdecit

Nga shperthimi i fuqishem ne fabriken e demontimit, humben jeten 26 persona, rreth 300 te tjere u plagosen, ndersa dhjetra familjeve iu shkaterruan shtepite.

Ne gjykaten shqiptare ende vazhdon kalvari i seancave gjyqesore qe deri me tani nuk ka nxjerre asnje fajtor. Lista e te pandehurve ndryshon here pas here. Akuza jane ngritur edhe ndaj ish-ministrit te mbrojtjes te asaj kohe Fatmir Mediu dhe zyrtare te larte te ushtrise, por tashme ish-ministri nuk eshte pjese e gjykimit.

http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=177950&ref=fp


Postuar nga AngelDevil datë 09 Prill 2010 - 20:44:

Pinari: Gërdeci, nuk ishte aksident

Ylli Pinari, ish-drejtori i MEICO-s i akuzuar nga prokuroria për tragjedinë e Gërdecit, flet për herë të parë jo vetëm duke shfajësuar veten dhe kompaninë që ai drejtonte por duke akuzuar prokurorinë se nuk ka hetuar sic duhet.(UPDATE)

Sipas Pinarit prokurorët nuk duhet të merren me saldatricen por të verifikojne, sepse tragjedia sipas tij nuk ka ndodhur aksidentalisht, por nga zjarrvënie me qëllim.

"Nuk janë hetuar rrethanat të tjera të hollësishme, sidomos me atë të vendosjes së zjarrit", u shpreh Pinari. Duke folur me gjuhën e ekonomistit i pandehuri tha se kompania që ai drejtonte kishte për detyrë vetëm të shiste armë dhe të rriste fitimet e shtetit. Sipas tij Gërdecin nuk e zgjodhi MEICO dhe as cmimet nuk i gjeti MEICO. Ndersa partneritetin me Patrik Henrin dhe kompaninë SAC e shpjegoi si detyrë të MEICO-s për të kërkuar ortakë.Sipas Pinarit kontrata e pare për demonimin e municioneve kapi vleften e 1, 6 milione dollareve,

"Dua te theksoj se me urdherin 20044 jane dhene dy urdhera per MEICO-n. Dhe jane dhene ne kundershtim te plote me funksionin tonë", u shpreh Pinari.

Ish-drejtuesi i MEICO-s tha i indinjuar se nuk i shpjegon dot akuzat që i adresohen dhe nuk gjen dot ku ka shpërdoruar detyren dhe c'lidhje ka ai me akuzen e vrasjes masive. Megjithate i pandehuri shprehu keqardhje per te demtuarit dhe per tragjedine qe sikurse e cilesoi ai ka turbulluar shoqerine dhe politikën.

TCH


Postuar nga RAIMONDI datë 05 Nëntor 2010 - 08:54:

-----Tragjedine e Gerdecit e beri sherbimi sekret grek duke shfrytezuar indiferencen e qeverise shqiptare , me qellim qe te krijonin pershtypjen se Shqiperia eshte vend i pastabiliziuar per tu futur ne NATO (--sepse ato dite Shqiperia do futej ne NATO --)

--Dhe nga ana tjeter ata mendonin se Edi  duke shfrytezuar kete incident nuk do jepte miratimin per futjen e Shqiperise ne NATO--

--- Por Edi , nuk u fut ne ato ujera dhe dergoi nje deklarate ne Qendern e NATO-s qe ishte pro futjes ne NATO---Nga ana tjeter Edi  nuk e shfrytezoi  kete rast qe te akuzonte qeverine se ne bashkekpunim me qarqet greke antishqiptare krijuan kete tragedy dhe ne ket menyre do bente gjithe popullin per vete , por edhe Europen perendimore ---dhe si perfundim do merte pushtetin---------Biles kjo apati e Edit perballe kesaj tragjedie cuditi edhe gazetarin e BBC, i cili i tha hapur qe ti (Edi) le nje rast te arte pa shfrytezuar per te ardhur ne pushtet, kushdo qe te ishte do e shfrytezonte kete rast .....--

------Ky Gerdeci tregoi se sherbimi sekret grek do i perdori here pas here njerezit e tyre qe i ka midis nesh, dhe kur ju jepet mundesia ata do shkaktojne tragjedi te tjera, eshte ceshtje kohe tragjedia tjeter....-------

--------Ndaj shqip;taret duhet te jene sy hapur ndaj ketyre minjve te grekut qe vegjetojne midis nesh , nese nuk duan qe ti cojne femijet e tyre ne varreza..........------------

---- 


  Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 »
Trego 167 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.