| Forumi Horizont | Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 » Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Aktualitete mbi emigracionin. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=17517)
Citim:
Po citoj ato që tha al74
Jane shume te thelle ketej A.D.
... persa ju perket emigranteve do mbijetojne me te miret e me te zgjuarit ju uroj fat sdi ctju them me teper. 
Re: Per tu pergjigjur
Jo rralle shqiptaret rrine mes shqitparesh e nuk integrohen kurre. Dhe ne kete rast nuk mjaftojne as 5 breza te integrohen, jo 1 apo dy. Tani nje gje nuk kuptoj. A jemi dakort te gjithe qe integrimi ka rendesi? Atehere si arrihet integrimi?
. [/B][/QUOTE]
Sidomos meshkujt faje. Ata intergrimin e quajne largim nga traditat Shqiptare. Se per cfare traditash e kane fjalen ec e merre vesh. Tere diten pune, e lokale Shqiptaresh dhe harrojne qe femija ne shtepi ka nevoje per kontakte me prinderit. Se kush do ua mesoje gjuhen Shqipe atyre qe eshte kryesorja ...?!
Thjesht nxjerrin justifikim per te mos pranuar paaftesine e tyre ne intergrimin e jetes se atij vendi.
Me nje fjale me mire pranojne injorancen se intergrimin ne jeten e nje vendi tjeter. 
Dhe femra qe intergrohet shihet me sy te keq nga keta Shqiptare ''patriota''.
Seleksionim apo Integrim
Nuk besoj nisen nga deshira per te zgjedhur ata qe do rrine e perzene te tjeret. Kam pershtypjen se nisen per te zgjidhur problemin e madh social qe shkaktohet nga emigrantet,
Ne mentalitetin italian racizmi ka ekzistuar prej kohesh, veriu ka qene racist qysh ne vitet '60 (per terronet). Racizmi italian nuk bie kollaj dhe shteti nuk eshte shembulli me i mire i organizimit. Por sidoqofte... Racimi lind sidomos kur ka perplasje kulturash qe nuk mund te bashkejetojne kollaj. Jugu i Italise ka tradita maskiliste qe jane kthyer ne filma humoristike. Ne pergjithesi jugoret i besojne familjes me shume sesa shtetit, duke krijuar forma organizmi mafioze. Jo rastesisht ngrihet tere lagjia te protestoje kur arrestojne ndonje mafioz. Eshte kultura e tille. Nuk duan shtetin, duan mafian. Ne shqiptaret vijme nga nje vend me shtet te pabese, prandaj nuk kemi besim tek shteti (tek drejtesia). Vijme nga nje kulture maskiliste, klanore, familjare, qe shtyp femrat dhe dikton martesat e dashurite (ngjan me jugun e Italise).
Ne emigracion *nuk* jemi te afte te organizohemi ne forma institucionale. Shoqatat e shqiptareve bejne festa me kenge popullore dhe kaq. Nuk dime te protestojme njehere, secili sheh çatine e tij.
Emigrantet shpesh vijne nga kultura te tilla, te paorganizuara qe akoma me shume nuk mund te organizohen ne emigracion. Nje mase e tille njerezish te paorganizuar (qe nuk kane gje per te humbur) cenojne parimet e popullsise lokale. Mjaftojne 300 vete nga nje komunitet i tille qe te krijohen probleme per 3 milione banore (dhe per emigrantet e tjere).
Per keto aresye besoj kerkohet integrimi. Por fatkeqesisht kerkohet vetem me ndeshkime, jo me stimulime. Psh. perjashtohet kush nuk di gjuhen, por nuk stimulohet ai qe e di. Ne shkence dihet qe stimulimet jane me efikase sesa ndeshkimet. Sidoqofte ideja qe emigranti duhet te mesoje gjuhen e vendit ku jeton qendron (se ka vetem Italia). Ndoshta kjo nuk zgjidh problemin e atyre 300 veteve, por fut emigrantin me kulturen lokale, krijon mundesine qe emigrantet e tjere te izolojne ato 300 te paintegruar. Pra eshte nje mase sociale.
Para 1 muaji takova te atin e nje shoku. Ka 6 vjet me dokumenta, merr dhe pension nga Italia (pa punuar kurre) dhe nuk jeton fare ne Itali. Po me fliste me preokupim se mos i heqin pensionin meqe shkont rralle. Jo per gjuhen qe s'behet fjale ta mesoje ai person, por edhe pensionin e merr per qejf ne distance.
Zor se gjen shqiptar te thote "t'i hiqet pensioni atij shqiptarit". Perkundrazi, te gjithe preokupohen po te dale ligji qe duhet te vizitosh Italine çdo 6 muaj tep akten. Ne duam te zhvasim shtetin fqinje, ta perdorim, ta bastisim (ashtu si shteti fqinje degjeneron emigrantet me dokumenta, rradha e rregulla). Per kete aresye nuk shikojme objektivisht nga syte. Shikojme me parime klani, buke, familje. Mendojme se ne jemi "NE" dhe italianet jane "ATA". Pikerisht kjo eshte mungesa e integrimit. Mesimi i gjuhes eshte nje hap i vogel dhe qesharak per ta luftuar. Shumica e shqiptareve e di italishten pa problem.
Mesa pashe, sistemi i pikeve favorizon ata qe nuk kane proçese gjyqesore, njerezit e ndershem, ne menyre qe te pandershmit dhe te paintegruarit te humbasin lejen e qendrimit. Kush ka proçese penale nga ju? Kush nuk di italishten baze? Kush nuk ka 3 miq italiane?
Re: Re: Per tu pergjigjur
Citim:
Po citoj ato që tha Debora*
Sidomos meshkujt faje. Ata intergrimin e quajne largim nga traditat Shqiptare.

Re: Re: Re: Per tu pergjigjur
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Prandaj me pelqejne femrat
Pa shaka, poshte shtepise time meshkujt rrine me grupe dhe turma. Mbyllin grate e motrat neper shtepia e vete ulen ne trotuar duke pire alkol. Kur kalon ndonje goce i bejne komplimente "seksuale". Nja dy raste i kane ndjekur. Kjo eshte kultura qe sjellin, imagjino vete...
Ne amerike edhe hahet (multietni mo), po Italia nuk eshte mesuar te pranoje keto lloj kulturash.
pale t'a ndjekesh nga pas apo ti hedhesh fjale,se e telefonojne direkt policine e hapi vetes avaze pastaj neper gjyqe per ngacmim seksual.Re: Re: Re: Re: Per tu pergjigjur
Citim:Ketu ne Itali tani per tani duhet te rrumbullakosesh nr 95 dhe me rreformat qe do te behen tentohet te behet 100 e keshtu me rradhe.
Po citoj ato që tha An_Al
Ne Amerike s'guxon t'a shikosh tjetrin ne sy se ju duket sikur i shan nga nenapale t'a ndjekesh nga pas apo ti hedhesh fjale,se e telefonojne direkt policine e hapi vetes avaze pastaj neper gjyqe per ngacmim seksual.
Nje pyetje kisha qofte per emigrantet ne USA dhe ne Europe .
Me erdhi nje leter nga zyra e Social Security (numri i punes) ku shpjegonte per te ardhurat qe kisha pasur per keto vite pune ne Usa edhe sa kredite kisha fituar per pension dhe simbas llogaritjeve te ketyre duhen 40 kredite per retirement(pension).Tani vetem me keto dy vite qe kam punuar une 2008 dhe 2009 (megjithse te ardhurat per 2009 nuk ishin perfshire,por nga letra qe me dergoj kompania e punes sime per te ardhurat e di sa taksa kam paguar dhe sa te ardhura kam bere)i bie qe une i kam plotesuar 40 kredite per pension.Po ne Europe sa vite pune duhet te kesh apo c'fare kreditesh duhet te plotesosh qe te kualifikohesh per pension?
Re: Re: Re: Re: Re: Per tu pergjigjur
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ps. ajo letra qe te ka ardhur ty, mesa di une e dergon Inps ne shtepi nje here ne 5 vite me duket, nqs kam gabuar ne 10 sepse mbaj mend se kam nja dy letra te tilla ne shtepi.
Re: Re: Re: Re: Re: Per tu pergjigjur
Citim:
Po citoj ato që tha Piktor
Ketu ne Itali tani per tani duhet te rrumbullakosesh nr 95 dhe me rreformat qe do te behen tentohet te behet 100 e keshtu me rradhe.
Pensionin e merr çdo njeri qe ka mbushur moshen per pension. Mosha aktuale eshte 65 vjeç, pra ke punuar s'ke punuar merr nje pension minimal.
Si realizohet 95 e tanishme. 95 eshte shuma e viteve te punes dhe moshes tende, qe do te thote nese je 65 vjeç e ke 30 vite pune merr pension (pension te plote te mire qe eshte baraz me rreth 80% te rroges se fundit). Po pate 40 vite pune del ne pension direkt pa llogaritur moshen. Tani per tani perfitojne ata qe kane filluar pune ne moshe te re 15-16 vjeçare dhe dalin ne pension ne moshe me te re pra minimumi i jetes per pension sot per sot eshte 55 vjeç, nese vertet realizon kete atehere INPS te dergon nje leter qe te thote nese nuk del ne pension dhe vazhdon te punosh rroga jote do te jete e plote dhe nuk paguan taksa, ta zeme nese nje puntor merr mesatarisht 1200 euro ka paguar 22% taksa pra i shtohen edhe nja 250 euro. Personalisht sado rreforma te behen do dal ne pension me vite pune sepse une kam 11 vite pune te rregullt ne Itali qe te bej 40 me ligjin aktual me duhen edhe 29.
Ps. ajo letra qe te ka ardhur ty, mesa di une e dergon Inps ne shtepi nje here ne 5 vite me duket, nqs kam gabuar ne 10 sepse mbaj mend se kam nja dy letra te tilla ne shtepi.
.
Ketu ne Itali çdo vit te vjen moduli Cud. Qe do te thote Certifikata unike e te ardhurave.
Kete vit psh vjen Cud 2010, dhe ka tabelen e te ardhurave per vitin 2009.
Ne te jepen te dhenat perveç te ardhurave por edhe taksat qe ke paguar , sigurimet etj.
Ne baze te kesaj nese ke paguar me shume taksa se duhet (per vitin 2009) ne baze te te ardhurave te kthehen kete vit pra ne 2010, por ne rast se ke paguar me pak taksa ne 2009 ti mbajne gjate vitit 2010 dhe zakonisht mbas 6 mujorit te pare te vitit, pra nga korriku ne nentor ose do marrish ose do japish ose asnjeren nga te dyja sepse je ne rregull me indekset qe jane nje perllogaritje ne vete.
Ndersa ajo letra qe permenda une qe vjen nje here ne 5 vjet nga Inps (instituti i sigurimeve shoqerore) eshte tabela e kontributeve pensionistike.
Re: Re: Re: Per tu pergjigjur
Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Pa shaka, poshte shtepise time meshkujt rrine me grupe dhe turma. Mbyllin grate e motrat neper shtepia e vete ulen ne trotuar duke pire alkol. Kur kalon ndonje goce i bejne komplimente "seksuale". Nja dy raste i kane ndjekur. Kjo eshte kultura qe sjellin, imagjino vete...
| Gjithsej 18 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 » Trego 178 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.