Forumi Horizont Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 251 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Politika Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=45)
-- Vajmedet (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=18769)


Postuar nga Piktor datë 05 Nëntor 2014 - 00:59:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Sa pjelle e keqe kjo Luiza Xhuvani. Cfare gruaje e peshtire.
Ky plehra, djali i saj, paska histori te gjate lufte me policine, krimesh dhe gjithmone ka pasur mbrojtjen (madje edhe te paligjshme) e kesaj gruaje monster.
Edhe sot u kujdes qe t'i rrinte prane djalit te saj, edhe kur pikerisht sot dhe publikisht. Se ate kishin merak njerezit te dinin qe kjo do i rri prane djalit te saj.

Edhe Rama, ky pallosh i pa turp, harxhoi 90 te kohes duke folur per 23 qershorin dhe duke i ndenjur afer familjes Xhuvani.

Viktimat permendesh shkarazi. O pallosh u vrane 4 njerez te pafajshem per 1 fjale goje. Duhet te kishe folur vetem per ta, t'i rrije afer familjeve te tyre, jo Xhuvaneve.

Jam kurioz ta di se a jane ne listen e Tahirit qe ja dergoi presidentit para ca diteshi gjykatesi me gjithe prokurorin qe kane dhene nje denim qesharak per nje vrasje.


Postuar nga arturm datë 05 Nëntor 2014 - 03:41:

ishte viti 2011

E humbe rastin qe te mos flisje o Piktor.


Postuar nga arturm datë 05 Nëntor 2014 - 03:51:

Citim:
Po citoj ato që tha raid
Sa pjelle e keqe kjo Luiza Xhuvani. Cfare gruaje e peshtire.
Ky plehra, djali i saj, paska histori te gjate lufte me policine, krimesh dhe gjithmone ka pasur mbrojtjen (madje edhe te paligjshme) e kesaj gruaje monster.
Edhe sot u kujdes qe t'i rrinte prane djalit te saj, edhe kur pikerisht sot dhe publikisht. Se ate kishin merak njerezit te dinin qe kjo do i rri prane djalit te saj.

Edhe Rama, ky pallosh i pa turp, harxhoi 90 te kohes duke folur per 23 qershorin dhe duke i ndenjur afer familjes Xhuvani.

Viktimat permendesh shkarazi. O pallosh u vrane 4 njerez te pafajshem per 1 fjale goje. Duhet te kishe folur vetem per ta, t'i rrije afer familjeve te tyre, jo Xhuvaneve.


I peshtire je ti mor zoteri qe flet keshtu per nje nene qe i ka rene nje fatkeqesi.
Me ate qe pashe e lexova une kjo zonje as nuk "e mbroi" as nuk e "justifikoi" ne ndonje fare menyre djalin e saj, bile tha qe drejtesia duhet te vendoset.
Eshte normal qe nga ana humane e ka pjellen e saj dhe nje nene nuk mund ta abandonoje pjellen e vet.
Nga ana jone thone "c'te ben femija s'ta ben perendia" prandaj mos gjykoni asnjehere prinder te cileve per fat te keq femijet u marrin rrugen e shejtanit.
Kjo s'do te thote qe i biri mos te marri denimin e merituar.


Postuar nga raid datë 05 Nëntor 2014 - 07:21:

I peshtire je ti, qe je pa tru.

Nuk ishte as vendi e as momenti qe t'i jepej nje dore e ngrohte te birit kriminel, vetem disa ore pasi ai ka vrare 4 vete. Ajo me shume vajtonte gjemen e vet sesa fatkeqsine e vertete qe ishin 4 te vraret. Ajo eshte person publik, jo njeri nga rruga.
Leje pastaj kur e mori fjalen palloshi qe aq shume i lavderoi familjen saqe filloi te ne vinte keq per Konstandinin qe nuk vrau nja 10 apo 15.

Kurse si prind nuk diskutohet qe ajo e ka bir dhe nuk e mohon dot. Ne privacine e saj mund t'i rrije afer te birit sa te doje. Cdo prind do ta bente.
Plus qe ajo del e fituar nga gjithe kjo histori. Djalin e saj do ta denojne me 20 apo 30 vjet burg, nga te cila ai mund te kryej nja 7 a 8. Me ate rast edhe rritet pak e kalon keto kohet e turbullta dhe pastaj vazhdon jeten mire e bukur.

p.s. Edhe meqe ra fjala e mohimit te femijeve, nuk eshte edhe aq e padegjuar. Kemi degjuar keto kohe kur disa te rinj perendimore (jo emigrante) qe konvertohen ne islam e shkojne te luftojne neper Siri, mohoen nga familjet e tyre. Po kjo kerkon nje sere tjeter fisnikerie, nuk mund t'i presesh nga pjellat bastarde.


Postuar nga Vizioner datë 05 Nëntor 2014 - 13:58:

Une e vleresoj gabim ose me sakte, mungese te perceptimit te funksionit si Kryeminister nga Edi Rama, daljen ne konference shtypi bashke me nje Deputet, pse po jepte doreheqien!!! ???
As dhe komentimin e ngjarjes-vrasjeve, nuk del nje Kryeminister dhe jep komente-konference!
Ka Minister te mbrendshem si dhe Polici e cila jep Komente apo Konference shtypi ne raste te tille!
Politikanet shqiptare por, ne pergjithesi Politikanet e vendeve lindore (ish komuniste), i vene shume rendesi Shout, daljen ne konferenca vend e pa vend, edhe kur nuk ngjarja nuk ka lidhje me funksionin drejtues qe ato kane!
Nje Kryeminister del ne konference shtypi kur jep doreheqie Presidenti, Kryetari i Kuvendit, Guvernatori i Bankes kombetare, Shefi i Inteligjences, Kryeprokurori dhe krytari i gjykates kushtetuese.
Nuk del Kancalarja Merkel per cdo p...o...rdhe qe ben nje Deputet.
Sa vrasje ndodhin ne dite ne gjermani, sa fenomene Pedofelie ne rang funksioneresh etj.etj. por, Qeveria i ka te ndame detyrat, ka Minister perkates per konferenca shtypi.
Kete vit ketu kane dhe doreheqie disa Deputete per korrupsion etj, nder tyre njeri dha doreheqie dhe eshte okoma ne ndjekie penale per Pedofeli por, nuk doli Merkel ta komentoje!
Fundjaven e kaluar ndodhen ketu perleshje te renda ndermjet Policise dhe disa Selafisteve dhe joselafisteve. U plagosen Police dhe u shkaterruan dyqane por, nuk doli fare Kanzelarjane konferenca, doli Ministri i mbrendshem dhe shefi i Policise.

Edhe ne rastin ne fjale, ngjarjes ne Tirane, Kryeministri nuk kishte pune fare te dilte te komentonte dhe, aq me shume ne krah te Deputetes.

Kryeministri, me veprime te tilla, humb Reputacionin!


Postuar nga AngelDevil datë 05 Nëntor 2014 - 14:25:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
ishte viti 2011

E humbe rastin qe te mos flisje o Piktor.



Ne 2011 K.Xhuvanin e arrestoi policia e S.Berishes dhe e liroi prokuroria e Ina Rames se bashku me Bamir Topin keshtu qe e verteta flet vete dhe po mos flas Piktori.


Postuar nga AngelDevil datë 05 Nëntor 2014 - 14:31:

Kjo ngjarja e fundit me forcon akoma me shume mendimin qe nuk qeveriset pushteti qendror si me qene bashkia e tiranes.

Nuk duket hajd se po bejme shtet duke bere aksion kush kalon me semafor te kuq apo kush ska pagu dritat, por behet duke zhduk me rrenje e dhemballe struktura dhe institucione te mykura si ne kohen e xhaxhit, duhet zhduk ajo polici e mykur qe sjane te zot per asnje gje dhe ajo drejtesi e cale dhe e korruptuar.( Spo flas per fusha te tjera se mjekesi arsim kulture etj etj se eshte akoma me bloze)

Shqiptaret e duan ndryshimin duan te rilindin por sduan ta bejne kete sot per sot sa per vizibilitet por e duan sot per gjithmone ne te ardhmen dhe kjo vjen me reforma me strategji jo kshu ec se me hipi 1 ide sot mua dhe te genjejme boten qe po ndryshon Shqiperia.

Sa per Luizen si njeri me vjen keq qe ka deshtuar si nene dhe shpresoj mos i kem fatin, sa per Luizen politikane dicka e mire qe dha doreheqjen nese kjo ka qene nga mendja e vet gjithmone jo e diktuar nga Rama.


Postuar nga robert datë 06 Nëntor 2014 - 00:01:

Sa djal i mire mor aman! 4 vrasje beri menjehere, pervec nja dy qe i kish bere me pare dhe nja 5 te tjera kur te dali prape. Por un e kam hallin tek nje kriminel tjeter, qe kish vjedhur 5 mij lek te vjetra energji elektrike; ky po, ky ka per tu kalbur ne burg, se e meriton! Por jo ai i shkreti,Xhuvani, qe vetem se mban pistoleten ne xhep dhe e ve nganjehere ne perdorim qe te mos ndryshket!
OZot! As Zot nuk paska me duket, ashtu sic nuk ka as ligj!


Postuar nga Vizioner datë 06 Nëntor 2014 - 00:39:

Citim:
Po citoj ato që tha robert
Sa djal i mire mor aman! 4 vrasje beri menjehere, pervec nja dy qe i kish bere me pare dhe nja 5 te tjera kur te dali prape. Por un e kam hallin tek nje kriminel tjeter, qe kish vjedhur 5 mij lek te vjetra energji elektrike; ky po, ky ka per tu kalbur ne burg, se e meriton! Por jo ai i shkreti,Xhuvani, qe vetem se mban pistoleten ne xhep dhe e ve nganjehere ne perdorim qe te mos ndryshket!
OZot! As Zot nuk paska me duket, ashtu sic nuk ka as ligj!




Po mos u beni qesharake o njerez!!!
Perse i krahasoni ose me sakte, i barazvleresoni dy fenomene te ndryshme?!

Keni llogjike apo e beni te nisur nga pasioni i urrejtjes qe keni per cdo gje qe ben kjo qeveri?!

Ai vrasesi do te marre (shpresoj) denimin qe i takon nje vrasesi te tille, kurse vjedhesi i energjise do te marre denimin qe i takon nje vjedhesi.

A eshte e drejte qe qeveria kap hajdutet e energjise dhe i burgos? Ne parim po por, mund te diskutohet rruga qe duhet te kishte ndjekur deri ne arrestim ku, edhe une nuk jam dakort me kete forme qe po ndjek. Me e pakta i duhej bere popullit nje para/lajmerim ku ti lihej kohe pershembull nje mujor ku njerzit te kishin kohe te paguanin detyrimet e prapambetura dhe prerjen e lidhjeve te paligjshme pastaj, te vepronte.

Une nuk e quaj te ndershem veprimin-urdherin e qeverise dhe zbatimin gati mbrenda 24 oreve KUR, ne nje kohe, jane po keta Politikane qe per 24 vjet lejuan vjedhjen ne mase duke mbyllur syte per perfitime votash. Jane keto Politikane qe kane lejua e stimuluar Anarshine: Sali Krimineli te pakten per tete vjet por dhe Edi Rama si opozitare!

Une i bej pyetjen Edi Rames: Kur ishe ti kryetar Bashkie a nuk vidhte populli me sa mundte energji? Cfare bere ti si kryetar Bashkie? Perse nuk bere ti atehere te pakten ne Tirane kete reprezalje? Kompetencat i kishe per Tiranen? Sic rrezoji godinat-kioskat ashtu dhe te prente kabllot qe veren neper rruget e Shqiperise-turp! Per te bere kete nuk dubet te ishje Kryminister.

Pra, per rastin qe po flitet dhe krahasimet qe behen per mua jane idiotsi.
Te dy(vrasesi dhe hajduti), per mua, jane Kriminela, Kriminela ne llojin e tyre-aktit te tyre.

Ju sikur jetoni ne Hene dhe jo ne bote ku te shikoni vendime gjykatash-gjyqtaresh!
Ketu/ketej ne Boten me demokraci te zhvilluar e gjykata te pavarura, jane "denuar" perdhenuesit e femijve qe dhe i kane vrare thjeshte me disa vjet qendrim ne Psiqiatri dhe pastaj kane dale dhe kane kryer perseri veprime makabre!
Kush ia dha ate denim, gjykata dhe puna e Avokatit te tije mbrojtes!

Sigurisht qe populli cuditet nga vendime te tilla gjykagash por, ja qe e permban ligji dhe, sigurisht qe populli i kerkon qeverise te forcoje lignet por nuk thone-kerkojne te ike qeveria!

Ne Shqiperi i shkatorroji Sali Krimineli gjykatat duke mbjelle korrupsionin ne cdo qelize dhe, tani per nje vit qeverisje te ketyre te tjereve kerkoni qe drejtesia te vihet ne binare, te zhduket korrupsioni nepermjet te cilit nuk denohen vrasesit dhe hajdutet sa duhet!!!

Peree beheni kaq hipokrite!?


Postuar nga Piktor datë 06 Nëntor 2014 - 01:57:

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
ishte viti 2011

E humbe rastin qe te mos flisje o Piktor.

Mire po e formuloj ndryshe mendimin.
A jane ne fokusin e reformes se drejtesise keta dy persona qe kane denuar per vrasje nje njeri me me pak se nje vit burg.
Thjesht te pastrohet drejtesia nga keto dy persona.


  Gjithsej 26 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 251 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.