Forumi Horizont | Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 » Trego 226 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Shqiperia, traditat kulturore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=114)
-- Pse nje pjese e shqiptareve ne perendim nuk u meson femijeve shqip? (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5491)
Kane, faje, kane. Gatimin p.sh italianet e ruajne me fanatizem. Emrat ja ashtu, por rendesi ka qe jane krenar per origjinen lol. Kane me cfare krenohen. Kur u futa ne nje dyqan akullore, ne bisede me shitesen, pasi mori vesh nga isha me origjine se degjoi qe po flisja shqip me burrin, me tha qe kishte nje kliente qe vinte aty. Ishte greke po kishte jetuar ne Shqiperi. Nuk e di se si mu perdrodhen zorret ne ate moment.. Imagjinoja keto fshataret injorante qe njihja dhe qe e mbanin veten per greke. Me siguri ishte ndonje prej tyre. Kur jane me te huaj, prezantohen si greke, ndersa mes shqiptaresh, gjoja jane krenare per fshatin nga vijne.
Pastaj normal nuk mund te jetosh ne nje vend tjeter njesoj si ne vendin tend. Sipas vendit dhe kuvendi. Gjerat qe i pelqen i ruan, te tjerat i hedh ne kosh, e vazhdon jeten.
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
O shelgu nje minute.
Per ca traditash flitet ketu se po cmendem duke lexuar brockulla. NJerzit atje duan te zhduken naten e jo me diten. Si nuk pame njehere gjerat esenciale ne jete por gjithmon do kapemi jo e lagu jo se lagu...ca behet ore keshtu.
Mua me vjen keq vertet qe s'kemi shtet me kuptimin e plote te fjales qe te meritonte traditat qe i shkojne cdo qytetari.
Psh, greket jane teper patriota ne emigrim.Kane emigruar qindra vite para nesh kudo, ne Gjermani, Australi, Angli, etj. Jane krenare qe jane grek..pavarsisht situates aktuale, ka qene dhe eshte nje shtet demokrat..
Ore une di nje gje, qeni atje ku ha atje dhe leh..dhe pike.
Ne shqipetaret jemi bythe e zgjuar ne pergjithesi. Zhdukemi me gomone neper bote, se e kemi te qarte se ne vendin tone do hame kallama dhe kur fillojme te kapim icik veten, fillojme e mendojme per traditat..hajde mendje hajde ..po pse ikem ne atehere nga ai vend? Pse sna mbajti dot Sal ballisti?![]()
Dhe mos me citoni se e di qe do me thoni po c'pune ka Sala me traditat e nje popullipo per mua ka. Ka edhe shume biles
![]()
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
Amon sa qef kam tme mallkoj ky robi i shenjte![]()
si urata do ti marr
![]()
Shelg po per ruajtjen e traditave familjare, a je ti? Nese ke kujtime te bukura dhe deshiron qe dhe femija yt te jete pjese e tyre c'te keqe ka? Nuk po them ti detyrosh, por ti futesh natyrshem dhe nese u fal kenaqesi. Sic e the dhe ti cdo krahine ka zakonet e traditat e veta, por dhe kur jetonim ne Shqiperi nuk eshte se i ndiqnim te gjitha, por vetem ato qe na pershtateshin e na krijonin nje ambjent te ngrohte e te dashur. Nuk mund te pretendosh te largohesh nga vendi yt dhe te harrosh kush ke qene e cfare jete ke bere. Psh Ne nuk behemi dot si amerikanet. Te na vijne miq ne shtepi e mos u ofrojme asgje. Kete p.sh se ndryshoj dot, pavaresisht se keta nuk marrin kollaj dhe tu ofrosh se ashtu jane mesuar. Njerez te ftohte! Ka ca gjera qe i ke bere pjese tenden dhe nuk mund ti ndryshosh. Te ruash nje tradite tenden nuk te ben detyrimisht nje njeri primitive, te eger, te prapambetur. Eshte tjeter gje pershtatja me jeten e nje vendi, e tjeter gje te ruash nje tradite ne familjen tende. Nuk dmth medoemos te kundershtojne njera-tjetren.
Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Tani per traditat:
Sisi me keto qe shof ketu edhe konkludoj.
Cila eshte tradita qe na bashkon ne shqiptareve sipas teje motra jeme?
Se mos me thuash Besa se ta hoqa fillin.
Ore vertet per cfare tradite behet fjale?
Citim:
Po citoj ato që tha cecilia
n'a
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Do e rregullosh naiher kete "n'a"-ne ti? Shkruhet "na"..![]()
Ne asnje rast. Por dyshimi yt eshte i drejte, sepse eshte perjashtim nga rregulli.
Per shembull thuhet: "t'a them", ose "m'a thuaj". Kurse "na"-ja eshte pa apostrof, por logjikisht duket te kishte.. se s'dua te behem si profesor tani .. lol.
Eshte tjeter pune pastaj nese e ve apostrofin per qef..
Citim:
Po citoj ato që tha raid
Ne asnje rast. Por dyshimi yt eshte i drejte, sepse eshte perjashtim nga rregulli.
Per shembull thuhet: "t'a them", ose "m'a thuaj". Kurse "na"-ja eshte pa apostrof, por logjikisht duket te kishte.. se s'dua te behem si profesor tani .. lol.
Eshte tjeter pune pastaj nese e ve apostrofin per qef..
Gjuha shqipe ka rregulla te cudicme.
Per shembull nuk ka rregull per shumesin e emrave.
Por rregulli me i cudicem qe une e kam mare vesh vone, eshte qe ka emra qe ne njejes jane gjini mashkullore, kurse shumesi kthehet ne gjini femerore.
Per shembull fjala shtet. Ne njejes eshte mashkullor "shtet i rendesishem" (jo "e rendesishme")
Kurse ne shumes themi "shtetet e bashkuara te Amerikes" dhe jo "shtetet e bashkuar te Amerikes".
Kaq per sot.. lol
p.s.
S'kam bere shkolle per gjuhe, por e kam pasur gjithmone fiksim ta shkruaj sakte...
Traditat mendoj jane nje koncept shume i gjere. Ka tradita te kombit(jo gjuha se ajo eshte tjeter koncept), por le te themi mikpritja, por edhe ka tradita te familjes.(psh kojshija jeme shqiptare po i shkove ne shtepi nuk te jep nje gote raki se kshu e ka mesuar nana e vet).
Problemi eshte se keto "tradita" mund te quhen me shume menyra jetese te cilat sigurisht me kalimin e kohes ndryshojne do apo nuk do ti, ne nje brez apo edhe ne dy e tre.
Ka disa nocione qe jane universale si deshira per te pare te gjithe njerzit te lumtur, ose deshira per t'i ndihmuar aq sa mund. Midis njerzve sigurisht qe ka kontigjente negative, njerez qe kenaqen kur vetem ata jetojne mire.
Dikush thote qe ne traditen e shqiptarit eshte mikpritja.
Kete e ka i gjithe Ballkani, por une e kam pare edhe tek italianet. Besoj se ka lidhje me kombe qe kane jetuar jete sociale te ngushte dhe te sigurt. Ne te kundert te tjere kombe me tradita sociale te shkurtra jane te pasigurt kur shohin nje te huaj qe ju afrohet( Edhe une ndihem i pasigurt sigurisht nese shoh nje kinez te themi qe i vjen rrotull shtepise sime verore ne plazh diku andej nga...
Sis sikur nuk ma mbushe mendjen me keto traditat qe me tregove.
Gjithsej 23 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 » Trego 226 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.