Forumi Horizont | Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Pershendetje te gjitheve!
Po kthehesha nga shkolla bashke me shoqen time te ngushte Joriden (me qe ra fjala e pershendes dhe i dergoj nje te puthur se me ka marre malli).
Duke ecur te lumtura te ne rruget e Tiranes duke qeshur, duke bere muhabet veme re dy "meshkuj" qe vinin ne rrugen e tyre drejt nesh. Dukeshin tamam si kanibal. Njeri prej tyre ishte bjond me floke te gjate qe ndoshta si kishte lare per nja nje muaj. Nejse secili nepunen e vet kur afrohen pak ky bjondi kalon ne anen time dhe me mberthen ne fyt po jo te mberthyer po me dolen syte vendit dhe i thote shokut te vet:" ti the qe se vras dot" Shoku i tij i tha lere se bera shaka. Si perfundim me leshoi dhe iku dhe une isha vetem 15 vjec. Me vone shoqja ime e cila ishte shume e gjate dhe shume simpatike ne te njejten kohe me thoshte:" e di pse merrren meshkujt me ty se te gjejne te vogel", kuptohet qe ajo e bente kete per te me ngacmuar sepse e dinte qe sme pelqente kur me vinte doren ne koke dhe me thoshte "u sa e vogel qe dukesh qe ketej lart"
pershendetje
look who's back :p
pershendetje bella gallica
Citim:
Po citoj ato që tha amoxil
mireserdhe amor_alucius.
Citim:
Po citoj ato që tha lorie
look who's back :p
pershendetje bella gallica![]()
Citim:
Po citoj ato që tha amor alucius
Flitet aq shume per bukurine,siperfaqesoren...ate qe eshte,ate qe s'eshte."Bukuria" si term eshte konsumuar ne shekuj,dhe duhet thene qe shpesh ne syte e mi kthehet ne dicka ordinere,merr konotacionin e nje mjeti per te arritur ate qe doje,ne tabele qitjet ku femrat/meshkujt e frustruar/a gjuajne me aq qejf fisheket e mbushur me trishtimin e nje ikjeje te njeriut te dashur pasi takoi nje mashkull/femer me te bukur.Eshte kthyer ne nje prostitute te vogel e cila te ofron sherbimet e saja per 30-35 vjet e pastaj hidhet tek klienti saje i radhes...kesaj here veshur me nje koncept te ri,femer-model per te bukurat,femer-ku'rve me 1000 defekte per ato qe do donin te ishin si ajo.
Kam jetuar perhere ne ambiguitet me kete term: e neveritur nga mediokriteti i atyre qe kane vetem pamjen,nga mediokriteti i atyre qe vleresojne vetem ate qe je nga jashte...e magjepsur nga ai term abstrakt qe te ben te dridhesh nese ke ne tendin krahun e njeriut qe mendon si misherimi i bukurise mashkullore...E nderkohe qe ti si njeri sillesh e peshtillesh me idera te tilla ne koke,para dy javeve hapa revisten mujore te organizates studentore ne te cilen jam ne bordin drejtues,artikulli ne faqen e dyte dhe ne te treten mbante tre intervista te top-treshit te ketij bordi,titulli perkrah foto's time fliste per pamjen time,shkruhej "Do fillojme serine e intervistave te ketij nr.me bukuroshen e bordit drejtues" dhe jo per 5 A-te qe kisha fituar me aq mund ne semestrin e kaluar...Kush e di si do ishte sikur te ishte e mundur te ndryshohej pamja e jashtme me dike tjeter per ca kohe?!
E di?
Shpesh e kam te veshtire te mbaj mbi supe peshen e asaj qe kam krijuar vete me aq mundime dhe ti poashtu keto dite,besoj.I guess jeta perbehet nga nje seri vendimesh qe merr dhe vendos te ju qendrosh besnike ne dite te mira dhe te keqia,vendimi im i pare ishte ti hyja nje rruge qe me kerkonte dedikim te plote dite-nate.Vendimi im i dyte(por jo me pak i rendesishem) ishe/je ti.
Mbaj mend nje shprehje qe tha nje proff. im:"nese do te kesh sukses ne karriere duhet te zgjedhesh ne mes te nje partneri me te njejtin profesion ose te qendrosh vetem.Vetem nje njeri qe ka pershkuar te njejten rruge si ti mund te te kuptoje". Kishte plotesisht te drejte!Une zgjodha natyrisht te paren,por nganjehere e kam aq te veshtire te pranoj vendimet e mia,ler pastaj pasojat e tyre.
Keto pak jave s'do zgjasin shume,pastaj Canada s'eshte aq larg:p Ka dhe ane pozitive: si psh do me tregosh ti mua rrugen kur te arrij kohet e post-specializimit ne mbledhje te ndryshme ne Canada... Qekur vura kembe ne airport me krahun tend perreth,ndjeva sikur nje pjese e imja u shkeput totalisht...mgjth,do thote thjeshte qe pagesa e telefonit ne fund te ketij muaji do kripet ca...asgje me shume!
nuk e dija qe e kisha me!duke kerkuar nje dite ne ate rremuje qe behet gjithmone ne dhomen time ne shqiperi,me qelloi te hasja nje kasete magnetofoni...mbi kasete nje shirit ku shkruhej "kenge per femije"...atehere mu kujtua...ishte nje kasete e vitit 1991-1992...dhe brenda kishte kenget e filmave vizatimore qe sapo kisha filluar ti shifja per here te pare ne ate kohe...aq shume i ndiqja sa qe i mesoja kolonat zanore dhe me pas i kendoja ne ate kasete...power rangers,cavalieri dello zodiaco,ken il guerriero,inspector gadget,etj etj...ishin mbi 20 kenge te incizuara ne nje menyre amatoriale ku ndonjehre degjoheshin edhe zeri i mamit qe futej ne dhome ose i vellait qe futej perplaste deren dhe qe ma bonte "NS,ca bo ti" dhe une qe e nderprisja kengen e thoja "shshshshshs..."
...nje ze i holle,nje italishte qe me plot gojen te hapte barkun,nje fjalor ku shumica e fjaleve vetem ne italisht qe nuk ishin
...e mora me vete ketu ne itali dhe e degjoj ndonjehere...vetem se tani gjerat jane ndryshe...dhe sa here qe e degjoj filloj ti rikendoj ato kenge...por nuk ndiej te njejten kenaqesi qe kam pase kur i kam pase kenduar per here te pare...
sesi m'u kujtua zoro para disa ditesh.. dhe me kujtohet sesa imagjinate me ka pas ngjall ajo figure... do te kem qene shume i vogel...
mu kujtua edhe sesi ne nate te kthjellta vere, bashke me nje shokut tim te femijerise kemi pas hypur ne taracen e pallatit dhe te shtrire me fytyre nga qielli e vezhgonim ate me ore te tera ...ne heshtje... per arsye te panjohura donim edhe ta degjonim...
Te kisha premtuar qe do shkoja te pakten nje here ne jave te shihja se c'behej ne shtepine tende,dicka qe bera fundjave qe kaloi.Mora celesin e shtepise tende qe eshte ne te njejten varese celesash te shtepise time dhe i hipa makines.Koha ishte e mrekullueshme,gje qe me bente te me mungoje me teper.Hapa porten e kopeshtit me celesin e dyte,parkova makinen brenda dhe ne momentin qe po hapja deren e shtepise ndjeva ca zhurma.Lashe deren e hapur dhe eca ne drejtim te zhurmes,kur c'te shoh?Gruan qe kujdeset per shtepine dhe gatimin kur ai eshte aty,qesha me vete dhe friken qe me kapi per pak caste.Nuk e dija qe ajo do vinte te ndreqte shtepine dhe kur ai s'ishte.
Erdhi ne drejtimin tim,me pershendeti me nje perqafim dhe filloi te bisedonte me mua,une bera te njejten,e kjo jo ngaqe kisha deshire te shihja njeri ne ato mom. por ngaqe "duhej".I thashe te vazhdonte ate qe po bente pa problem,mu pergjigj qe kishte mbaruar e qe tjerat do i bente nje here tjeter,me vone mora vesh qe Ai i kishte thene qe te mos me bezdiste cdohere qe ndodhesha brenda.I buzeqesha,e falenderova per punen e bere,i dhashe nje perqafim dhe nga ajo ngeli vetem echo-ja e deres se jashtit kur doli.Ne nje forme apo ne nje tjeter ajo ka qene nje "mama e paguar" per Ate dhe ky e ka trajtuar si te tille.
Cdogje ishte aq ne rregull ne ate shtepi,ne hall ka fotot e familjes te tije,nje nder fotot qe bie ne sy me teper eshte ajo jona e bere ne ballon e vitit te kaluar bashke.Pershkova me gishta kornizen e saje...Ngjita shkallet per te marre nje USB-stick me ca foto,me kishte thene qe e kishte ne dhomen e gjumit,ne sirtarin e tavolines te nates.
Nuk kisha pare asnjehere me pare dhomen e gjumit te tije,u mahnita nga shija me te cilen e kishte arreduar.Cdogje aq e sistemuar,huh,u gezova qe atij si ka rene rasti te shohe se cfare rremuje bej une ne dhomen time
U ula mbi krevatin e tije dhe mora USB-stick qe doja.Ne ate moment bie telefoni i shtepise,ishte ai.Qeshi kur degjoi zerin tim,me tha qe kishte provuar te me merrte ne celly por ishte mbyllur(rene bateria pa e kuptuar une fare),me pas ishte shqetesuar dhe kishte marre ne shtepine time dhe ato natyrisht i kishin thene qe kisha dalur e si prove te fundit kishte marre shtepine e tije.
Me pyeti nese arrita ta gjeja sticku-un,ju pergjigja ne shaka qe e gjeta mes letrash dashurie qe i perkisnin nje nr.te konsiderueshem femrash,te datuara dy vitet e fundit.Ai qeshi,une qesha.
Me pergjigjet"duhet ti fshihja me mire".
Une"yeah,duhej ta beje ashtu sic bej une".
Ai"do mendohem me mire heres tjeter.Mgjth,kur ti fshehesh heres tjeter mbaj dicka parasysh: une pranoj te lexoj vetem letra meshkujsh qe vertete ja vlejne"
Une"ate e kam parasysh vete"
Ai"Femer katile,e pashpirte..."
Me kerkon te qe te hap raftin e trete,aty tek valixhet mund te gjeja nje te vogel me lap-topin e tije,webcamin mund ta gjeja ne sirtarin e tavolines te punes.Syte me rane direkt ne pjesen e siperme te raftit me afersisht 20 kemisha te ngjyrave te ndryshme,gjitha te lara dhe hekurosura.Serish i bera krahasim me raftin tim te rremujshem.
E lidh me fillin e internetit,ai me jep passin kur automatikisht me hapet e-maili i tije...nderkohe po vazhdoja ti flisja ne tel.I them nese pranohen ne vend te letrave te dashurise dhe e-mailet ...ai qesh dhe me pergjigjet"te isha ne vendin tend do kontrolloja.Meshkujve te sotem s'ju besohet"Mbylla e-mailin e tije as pa i hedhur nje sy dhe bera log-in me e-mailin tim.Nderkohe kishte patur kohe dhe ai te merrte lap-topin tjeter atje ku kishte.
Sapo u shfaqen imazhet e para me pershkoi nje ndjenje lumturie,mu duk me i bukur se kurre.
...
(vazhduam keshtu gjate 3 oreve,shtrire ne krevatin e tije me lap-topin ne gjunj)
Sot kalova paraditen ne nje qender shendeti te destinuar per ilegale,ishte nje nga eksperiencat me tronditese te jetes time.Kur pashe skeden e njerit prej kalamajve qe do shihnim,pashe qe ishte Shqipetar.U largova nga te tjeret dhe ju afrova krevatit te tije,kur i thashe ne shqip"e di ti qe lepurushet e vegjel kur semuren duhet te rrine ne krevat?"(meqe ishte ngritur ne kembe perkrah krevatit)me shikoi cuditshem sikur ti thoshte vetes"heyyyy,ketu dicka s'eshte ne rregull,kjo s'duhet te flase shqip".S'tha gje,e mora hopa dhe e vura serish ne krevat...nuk e di nese u ndjeva me keq ngaqe s'me tha asnje fjale ne shqip apo ngaqe ishte i semure.Me siguri prinderit duhet ta kishin porositur te mos fliste me"njerez qe flasin shqip"nga frika qe e keqja,si ilegale qe jane,mund te ju vinte ngado...
Gjithsej 68 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.