| Forumi Horizont | Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 » Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- -Pena e lire- (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7107)
Re: Me respekt te vecante Amor_Alucius!
Citim:
Po citoj ato që tha Sykaltra_Shqiptare
Mikja ime,
nese mundem te te quaj te tille...
Mos e kurse inteligjencen
per pak
fjale te pamatura,
qe miqte
te kane sjelle!
Penduar
te gjithe jane,
s`te arriten dot!
Je shkendije dhe zjarr,
Je diell dhe lot!
Amor!
Kthehu!Pikturo forumin me petalet e tua,
me ngjyra arsyeje,
me vertetesi
dashuri!
Amor!
Kthehu!
Te flet nje vale deti,
Si nje shpirt
me vete!
Me shume respekt,mall nga Helga
23 august 2005
usa

Pershendetje
Hegla Shkodrane
ku je maj naqe
se jena ba me u puth ne faqe
thash ne forum po hy
sa me fole pak me ty
Asnje poezi nuk paskan shkrujt per mu
Edhe une spo shkruj pra...
per Indritin
Nja dy fjal indrit po ti them
se spo te zen vendi vend
spo shkruaj as per fe as politik
se kot po na gjun me thike
u ban kohe qe skena fole
madhi me mori per shoqerine tone
edhe pse kajher ngaterrohena
rendesi ka qe ne pajtohena
Përshëndetje dreqe dhe mirë se na erdhe përsëri!!!
Xilo mire se te gjeta syn
Endërr Pranverore...
E strukur nën hijën e pemëve
Kujtoj pranverën e kaluar
Që lulëzoi bashkë me neve
Dhe ëndrrën tonë të praruar...
Me zemër të vetmuar
Shikoj lartë në qiell
Pajtimin në çdo re duke kërkuar
Ti athua fle në diell?
Sytë e tu, zjarrë i papushtuar
I shoh në rrezet e tij
Kur do vie ajo ditë e bekuar
Se zemra mu bë hi?
Dora jote befas më ledhaton
Shpirt i trazuar, o shpirt i im
Sa kohë të gjatë zemra po të kërkon
Që tretet me vite në mërgim?
E mbuluar me gjethe pranverore
Vërej që vetëm ëndërr ishte
Vazhdoj të të kërkoj prore
Në çdo pranverë që vie...
Me këtë poezi shfrytëzoj rastin t'i përshëndes gjithë ata që dinë t'a shohin jetën me sy të një poeti/poeteje !!!
Gjithashtu mos t'harroj të përshëndes personalisht edhe Sy_Kaltren...
Me respekt shkruan Loti.....
Ty te ka dehur paraja
me keq sesa pijanecin skuqja e syve
ku lexohet
trishtesia e shpirtit tend
gur.
Ty te ka dehur jeta,
me keq sesa peshqit tymi i zgares,
ku digjen e piqen
luspat e palara
ne
hell.
Ty te ka dehur vetja,
mendjemadhesia jote e verber;
ku pellet egoizmi yt,
gjokszbuluar,
leshatok,
i perdale.
Ty te ka dehur zgjuarsia,
shemtia jote e lustruar
me buzeqeshje fallco,
o
shkurtabiq.
Ty te ka dehur vetmia, i dashur...
Ti s`ke miq.
(poezi casti).
crazy te te puth cik se ma hoqe trurin me ato poezite, aq te bukura
per ty kjo foto
hehehehe
| Gjithsej 20 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 » Trego 197 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.