Forumi Horizont | Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)
Citim:
Po citoj ato që tha football
Ka edhe nga ato udhetime qe nuk mbarojne kurre![]()
Citim:
Po citoj ato që tha PARIS
Sic eshte udhetimi drejt Dashurise Shpirterore....![]()
Cdo fund viti dhe cdo fillim viti zakonisht shoqerohet me nje retrospektive, analize te ngjarjeve, arritjeve, te rejave, humbjeve, realizimit te premtimeve te bera vetes nje vit me pare dhe berja e premtimeve te reja per vitin e ri qe fillon. Mbaj mend qe vjet, kur hyri 2005, i premtova vetes qe do perpiqem te jem e lumtur cdo dite. Ne nje menyre ose ne nje tjeter u perpoqa dhe deri diku ja arrita. Kete vit te ri nuk i bera premtime vetes. Madje e fillova me nje perzierje ndjenjash, pa pike mendimi, qe u pasua me nje renie si ne nje gjume letargjik. Por teksa po shihja dje Amelian - nje film qe nuk e kisha pare, kuptova disa gjera tek vetja ,qe shpesh here kane qene burimi i lumturise sime. Pavaresisht dilemave te shumta midis te qenit praktike apo enderrimtare, e kuptova qe jeta e vertete zhvillohet brenda qenies sime. Kuptova qe njeriu mund te bjere shume lehte pre i pasivitetit, i rutines dhe qe nganjehere duhet nje vullnet shume i madh qe te c'mpish trurin dhe te perpiqesh te zgjosh vetveten permes cmendurirave te vogla. Kuptova qe nga te gjitha gjerat per te cilat perpiqem, e vetmja qe vertet ka vlere eshte lufta per kthimin e endrrave ne realitet, dhe qendrimi besnike i zerit te brendshem. Ne fund te fundit per mua si person ky eshte thelbi i jetes sime, arsyeja pse cohem cdo mengjes, pse perpiqem, burimi i forces dhe energjise. Ndoshta cdo dite shume udhetime ne boten time fillojne dhe mbarojne, por udhetimi drejt Itakes( mbreterise sime te endrrave) qenka pafund. Sa me shume i afrohem, aq me shume me largohet, duket si nje ironi e fatit. Por ajo qe di eshte qe Itaka is worth of fighting for.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur dhe katosur
Po vajtonj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
Ku e lam' e ku na mbeti,
Vaj-vatani e mjer mileti,
Anës detit i palarë,
Anës dritës i paparë,
Pranë sofrës i pangrënë,
Pranë dijes i panxënë,
Lakuriq dhe i dregosur,
Trup e shpirt i sakatosur.
Se ç'e shëmpnë derbederët,
Mercenarët dhe bejlerët,
Se ç'e shtypnë jabanxhinjtë,
Se ç'e shtrythnë fajdexhinjtë,
Se ç'e pren' e se ç'e vranë,
Ç'e shkretuan anembanë,
Nënë thundrën e përdhunës
Anës Vjosës, anës Bunës.
Çirem, digjem i vrerosur,
Sakatosur, çarmatosur,
As i gjall', as i varrosur,
Pres një shenj' e pres një dritë,
Pres me vjet' e pres me ditë,
Se ç'u tera, se ç'u mpaka,
Se ç'u çora, se ç'u mplaka,
Lark prej vatrës dhe prej punës,
Anës Rinit, anës Tunës.
Çakërdisur, batërdisur,
Përpëlitur dhe zalisur,
Endëronj pa funt, pa shpresë,
Anës Elbë-s, anës Spree-së.
.........
Ky ilaç e ky kushtrim
më bën djal' e më bën trim,
më jep forc' e më jep shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Se pas dimrit vjen një verë,
që do kthehemi njëherë,
pranë vatrës, pranë punës,
Anës Vjosës, anës Bunës.
Arratisur, syrgjynosur,
Raskapitur e katosur,
brohoras me bes' e shpresë,
anës Elbë-s, anës Spree-së.
Citim:
Po citoj ato që tha PARIS
Sic eshte udhetimi drejt Dashurise Shpirterore....![]()
pjekim dhe lekura portokalli mbi stofe dhe pjekim ca cironka me uthull dhe me vaj ulliri dhe me pogace te bere vete. mmm shenjtonke ne cfare perhumbje me cove
Analiste te vi dhe une ?
po te viç si te mos viç por duhet te na thuaç se cfare do na sjelleç se keshtu duar boç ku te çpie aftoqia ty?
goca esht ditar ktu nuk ngopet stomaku me proze sofren ua kam shtruar aty ke vendi
E gjeta!!! Do sjell muziken.... keshtu sic e keni pershkruar kete pasdite a paradite ( akoma s'e kam te qarte) me duket se vetem muzika ju mungon
Gjithsej 67 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit » Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.