Forumi Horizont Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 27 Dhjetor 2005 - 22:50:

"Vrasese ndjenjash"


Te fala me te bukuren e diteve te mia,
buzeqeshjen...
perkedheljet...
Por ti u largove!

Ne zemer me mbeti vetmia,
trishtimi...
vajtimet...
Por ti su pendove!

Harruar pekatesh qe si fsheh rinia,
as mua..
as te tjeret...
Por veten lendove!

Nje dite dashurine do ta zeri zia,
te plakur..
mes rrudhash..
Se sot ti e harrove!

Me shpirtin e ndotur do trokas pleqeria,
kercenimesh...
hakmarrjesh..
Se dot se mashtrove!

Me mbyte mashtrimesh qe s,munda ti kaperdija,
sfilitur...
genjeshtrash...
Do thote shpirti qe coptove!

Mes vajit do mbledhesh ti copat e tija,
te çilterta....
te sinqerta...
Si ndjenjat qe shkaterrove!!.



Shkoder
27-12-2005


Postuar nga Demokrate4ever datë 28 Dhjetor 2005 - 06:24:

Urime naqe! Vertet poezi e bukur.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 29 Dhjetor 2005 - 04:16:

Smile Hi Naqe

Faleminderit per komplimentin.
Eshte kenaqesi si gjithmone te lexoj vleresimet tuaja.


Postuar nga Lela_Dr datë 29 Dhjetor 2005 - 04:18:

shkodrani, me lejo dhe mua te te bej komplimentet e mija te sinqerta per poezite, sepse jane shume shume te bukura.

Sei un grande poeta.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 29 Dhjetor 2005 - 04:42:

Smile

Faleminderimet e mia deshiroj ti percjelli me nje puthje miqesore.

Me respekt -Shkodrani.


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 31 Dhjetor 2005 - 01:58:

"Alo"

Truri e dinte,
po zemres si tregonte......
kur zilja po binte,
me dhimbje e shikonte

ti kot po gezon
shpirt i dashuruar,
per at telefon
je ze i harruar....

tek pret nje pergjigje,
tek pret nje buzeqeshje
do gjesh ti shperfillje......
do mbytesh ne heshtje......

tek pret nje Alo
ne lot duke rendur
do therrasi jo
receptori i cmendur....


e ti sikur lulja
nga vera e thare
do dashurosh heshtjen
me zemren e vrare...



Shkoder
30-12-2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 31 Dhjetor 2005 - 22:58:

Talking ""2005"

Lamtumire dhe nje here tjeter
merr me vete gjith pendimet
merri hallet qe te bene te vjeter
len pas puthjet, perqafimet




merr trishtimin e vetmise
te pa mbajtura merr premtimet
si dhurate prej krejt njerezise
merri lotet dhe mashtrimet




si dhurate nga zemra ime
ke gjithçka qe jam penduar
krejt e re dhe jeta ime
per vit te ri ka per te filluar




prandaj ik ti plak i vjeter
mos harro ti porosine
merr me vete gjithçka tjeter
len pas paqen, lumturine..




Ju uroj nga zemra te gjitheve GEZUAR VITIN E RI 2006.



Shkoder
31-12 2005


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 04 Janar 2006 - 18:58:

"Genjeshter"

Genjeshter!!
puthi lotet
me fjalet mallkuese....
thuaju lamtumire... zemres..shpirtit tim!!!
ti je veç nje pleher,
lindur si mashtruese,
rritur nga çiltersia...mosbesimi im !!!





Genjeshter!!
thuaju lamtumire,
çfare t,shenjte ka jeta
ulu ti ne gjunj, para çiltersise.....
pranoje denimin,
qe te dha e verteta . . .
vdis ne varr mashtrimesh,
por larg dashurise!!




Genjeshter!
e di..lote s,do derdhesh,
do ikesh e terbuar . . .
denuar nga çiltersia ,qe ti keq mashtrove
po perkrah me humbjen,
do qeshesh e gezuar
mallkuar nga e verteta,qe ti se pranove......




Genjeshter!!
u linde!
u rrite!
nga çiltersia ime
mashtruar nga ty, desh mbyta t,verteten
dhurate ke mallkimin,
ti prej zemres tim.......
"Dje kush ta dha frymen, sot te marrte jeten"



Skoder 04-01-2006


Postuar nga iliriusa datë 05 Janar 2006 - 11:03:

Urime per poezite, jane vertet te arritura per mendimin tim.
Suksese ne krijmtarine e ardhshme!


Postuar nga SHKODRANI I QESHUR datë 05 Janar 2006 - 15:44:

Faleminderit nga zemra Iliriusa.

Me respekt--Shkodrani!


  Gjithsej 33 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 23 24 25 » ... E fundit »
Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.