Forumi Horizont Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)


Postuar nga Balerina datë 12 Janar 2007 - 09:30:

Cupka, ma ke shtuar tej mase kuriozitetin. Ma merrte mendja qe iliriusa eshte nje shkrimtare e shkelqyer, por tani, me ke shtuar oreksin. Se iliriusa jo vetem qe eshte nje shkrimtare e shkelqyer, por edhe shuuume modeste.

Iliriusa, kam nevoje per ndihmen tende. Nuk e dija qe mund te blinim edhe ne kendej.


Postuar nga Zhylien Sorel datë 15 Janar 2007 - 01:43:

Re: Monstra ne shpirtin tim

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Monstrat ne shpirtin tim

Sy monstrash me veshtrojne ne sy.
E dhembet gjigant me kafshojne.
une prap e shoh monstrin ne sy
sado thelle dhembet meshojne.

Sy monstrash me veshtrojne ne sy
e aviten fshhtas nen retinen e zeze
reshkasin nen te mite sy
e une marre fryme, edhe vetem pres.

Sy monstrash me veshtrojne ne sy
e une ndjej putra qe thelle me cajne
me rrjedhin lot nga te mite sy
kerkojne shpirtin te ma perlajne.

Sy monstrash me veshtrojne ne sy
e monstrat renkojne, befas kelthasin
rrezellin nje e qeshur ne te mite sy
ne shpirtin tim, monstrat humbasin!



Sa me perfqeson sot kjo Poezi......

Faleminderit Moter....

ps,kam shume nevoj per ty ne keto Momente.....


Postuar nga iliriusa datë 15 Janar 2007 - 08:03:

Re: Re: Monstra ne shpirtin tim

Citim:
Po citoj ato që tha Eric Darven


Sa me perfqeson sot kjo Poezi......

Faleminderit Moter....

ps,kam shume nevoj per ty ne keto Momente.....



Poezi te tilla nuk me vjen asnjehere keq qe pershkruajne momente te miat, ama me dhemb shpirti kur pershkruajn momentet e tua. Ti s'ke nevoje asnjehere te me tregosh se ke nevoje per mua e as te me kerkosh te jem me ty sepse jam gjithemon me ty..., sado larg te jem, per sa do kohe te jete. Kam varsen tende gjithemon mberthyher ne trupin tim edhe ne cdo moment qe e shoh apo e prek i lutem Zotit per ty. Sado i veshtire te jete momenti kujto se s'je e s'do te jesh asnjehere vetem e se dhimbja jote ndahet gjithemon me mua ndersa gezimin mund ta mbash gjithemon te gjithin per vete.


Postuar nga iliriusa datë 29 Janar 2007 - 04:35:

Ka momente ne jete kur kupton se diku brenda teje, ne nje thellesi te erret, te kerrusur, ku rrallehere arrin prekja e dikujt rrine fshehur ndjenja qe as ikin e as vijne. Edhe mermerisin ngadale e ti arrin ti degjosh vetem atehere kur s'e pret. Edhe te habisin, sepse levrijne si mendime qe s'jane te tuat edhe pse linden tek ty; sepse jane mendime qe shuajne ngadal te tjera mendime edhe te mbeshtjellin ne nje heshtje te semure e te vetmuar, e gjithecka tjeter zbehet ngadal e perpire nga ajri i ftohte...
Edhe nuk e di c'te besh me materialin e gjalle qe gjen aty brenda teje. Nuk e di si ta shpjegosh, si ta zbulosh, si ta trajtosh...e ngadale procesi i perhershem fillon zhvillohet serish. Mjergulla e imet mbulon shtresen perpelitese te atyre ndjenjave te huaja edhe ti fillon harron, e gjithecka humbet deri ne ato momente kur shfaqet edhe ti e gjen veteveten edhe njehere te habitur... akoma pre' te atyre ndjenjave qe mbeten serish vecese veze qe mbartin jete se brendshmi e nga momenti ne moment foshnje monstrash do te zgjasin thonjet e ta grryejne nga brenda...edhe ti e kupton me se fundmi pse monstrat nuk vdesin kurre...


Postuar nga Enya datë 30 Janar 2007 - 00:45:

Citim:
Po citoj ato që tha iliriusa
Cudi se si nje moment i shkurter ndryshon gjithecka. Te rrit kaq shume. Edhe pse intriga te huaja te rishfaqen para syve edhe ti sheh nje tjeter njeri brenda syve te dikujt qe mendoje se e njihje, cuditerisht zhgenjimi nuk te dobeson. Perkundrazi, rrigjen force ne shpirtin tend te drobitur, te lodhur, te shkundur e rrezuar e trazuar nga ererat edhe stuhit e cmendura. Gjen force edhe te buzeqeshesh. Sepse zhgenjimi me nuk te vret. Te kalon shkarazi. Te godet... pastaj humbet. Cudi se si nje moment te ben te rritesh kaq shume. Edhe e sheh boten serish, lakuriqe, te piset..., te zhgryer ne jashteshqitjet e saj e serish shemtia e saj nuk ta shqyen shpresen prej shpirtit. Nuk te helmon. Thjesht ndjen pak keqardhje qe nje tjeter iluzion u fik. U shua. Humbi....edhe asgje me teper...

Jeta fillon serish. Ti je po ajo qe ishe dje. Vetem pak me e rritur. Me nje grimcez njohuri me teper...

Shpirti eshte i njejti. I imi shpirt qe i reziston gjitheckaje...

Shpresat jane aty. Te mijat shpresa qe nuk shuhen kurre...

Xixellonja te arta qe shendrrijne ne sy...

Jeta eshte e bukur edhe pse dhimbja eshte ende aty.... perjetesisht....



Pershendetje Iliriusa.
Zgjodha fjalet e shpirtit tend imagjinar-qe per cudi hyne ne folene
e shpirtit tim,(momentalisht).
Shkruan aq bukur, sa thjeshtesia e fjaleve te tua deperton thelle
ne mendjet njerezore qe ndjejne, vertet ndjejne...
pashim yllo


Postuar nga iliriusa datë 07 Shkurt 2007 - 03:32:

Nqs do te mund te thosha dy fjale, e do te mund te me degjonin sic duhej....

"Verberia e njeanshme njerzore te ndjek hap pas hapi si degeza gjithe gjemba qe te gjakosin ne cdo hap. Verberia e njeaneshme njerezore krijon viktima qe as i njeh e as i sheron, vetem i plagos. Verberia e njeanshme njerezore ushqen shurdherine e njeanshme gjithashtu. Ndaj , teksa ndjej sot ne shpirt zemerimin e nje viktime te pafajshme edhe e shoh kete verberi e shurdheri mizore, vetem marr fryme edhe lutem per viktimat qe krijon, per viktimat qe dhunon, per viktimat qe i gjykon por kurre s'e mori mundimin ta shikonte se si kishin rene nga qielli tyre i paster e ishin zhgryer ne kenetat me balte."


Postuar nga iliriusa datë 07 Shkurt 2007 - 03:35:

Citim:
Po citoj ato që tha Enya


Pershendetje Iliriusa.
Zgjodha fjalet e shpirtit tend imagjinar-qe per cudi hyne ne folene
e shpirtit tim,(momentalisht).
Shkruan aq bukur, sa thjeshtesia e fjaleve te tua deperton thelle
ne mendjet njerezore qe ndjejne, vertet ndjejne...
pashim yllo



Faleminderit Enya! Cdo fjale me teper do me dukej se do ta perlyente ndjenjen e falenderimit ndaj teje!


Postuar nga iliriusa datë 15 Shkurt 2007 - 03:33:

U zgjova e mbytur ne djerse. Mu duk sikur erdha prej nje tjeter bote, sikur u ktheva nga nje shtegetim i larget prej nje vend qe s'e njoh por qe me mbajti te burgosur disa dite rresht. U zgjova edhe ende me dhimbte truri nen kafken time. Ende me dhimbte shpirti nen brinje. Ende me dhimbte jeta ne vena. U zgjova edhe pse kesaj here vertet mendova se nuk do te zgjohesha serish. Dola ne siperfaqe e mora fryme. Papritur e kuptova se ajri kishte tjeter shije, se kisha kaluar nje prag i cili shenonte nje shenje me vete...
U zgjova e mbytur ne djerse, e mbytur ne ndjenjat e mia, e mbytur ne dhimbje... u zgjova serish edhe pse disa here i kam premtuar vetevetes mos te zgjohem serish ashtu, as mos te fle me te tilla mendime ne koke. Edhe e rigjej veteveten pre te ligesise se kesaj bote. E rigjej veteveten te gjakosur, gjymtyre perdredhur, te thyher...e serish rizgjohem...marr fryme e peshperise ngadale : Ka Zot!
Pshertima ime mbush dhomen e pastaj... paqe...


Postuar nga iliriusa datë 04 Prill 2007 - 00:55:

Me theve flatrat serish...
E me krise shpirtin cepave por mos mendo kurre se do te ma thyhesh te gjithe, s'te le as ty e askend tjeter te hyje aq thelle. E flatrat me jane thyher me mijra here e s'kam mundur ta shoh me qiellin per dite me rradhe, por kockat me jane ngjitur serish, e dhimbja me eshte kthyher ne fuqi, e plaget ne jete.
Mi theve flatrat serish, e une nuk e di persen, e ndoshta s'do ta di kurre perse... perse ndjell shpirtra te grisht drejt te timit shpirt... te kem valle vete te tille shpirt?
Mi theve flatrat serish e per nje moment te urreva me gjithe shpirt sepse ndjeva sesi vete gishtrinjte e tu u zgjaten e me perthyhen kockat, sepse degjova kercitjen e tyre teksa me hyne thelle ne mish....
Mi theve flatrat serish e ti ndoshta kurre s'do ta dish dhimbjen qe me shkakton ama kurre s'ke per te me pare duke u zhgrryer pertoke, flatrat e mia i kane rrenjet ne shpirt e engjejt i ushqejne me lot.... as nje dore njerzore s'mundet ti arrij... as ti!


Postuar nga Demokrate4ever datë 04 Prill 2007 - 03:30:

Keto shkronjat e tua iliriusa jane te arta,ndricojne edhe ne nje dite te vranet ku dielli eshte fshehur pas reve.Te japin force , te falin jete.Nje shoqja e imja me thoshte nje dite qe dhimbja eshte bekim e dashur.Eshte! Eshte force, eshte jete!
Eshte ajo pjese qe njeriun e ndan nga qeniet e tjera, ose e ben te dallueshem nga njerezit e tjere.
Sa bukur. Urime per cdo fjale te formuar nga shkronja te arta. Jane nje optimizem ne thellesi.


  Gjithsej 22 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 18 19 20 21 22 »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.