Forumi Horizont Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Iyua datë 20 Janar 2009 - 21:13:

Re: Te ndiej.(E)

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Sa here cel dielli tej permbi dritare
Sa here buzeqeshur del nje yll ne qiell
Sa here del dielli tutje mbi male
Te kam brenda shpirtit ashtu si perhere.

Dhe nese trishtimi shpirtin ma mbeshtjell
Kur loti i vale nga syte me pikon
Dhe kur zemren time brenga e mundon
Brenda shpirtit tim si gjithnje te ndiej.

Te ndiej brenda zemres kur prane te kam
Ne imazhin tend lumturine gjej.
Por dhe kur je larg te kujtoj plot mall
Prape te kam ne shpirt, ah te ndiej, te ndiej...




Indriti I qan te shkretat.

Me vjen mire qe te lexoj


Postuar nga Indrit datë 16 Shkurt 2009 - 19:03:

Evisa pershendetje!

Flm, me vjen mire qe me lexon


Postuar nga Indrit datë 16 Shkurt 2009 - 19:04:

Nje xixe...

I hedh syte ne kalendar
Qe nga mbremja ne mengjes
Zgjasin ditet k'te janar
Plot me ankth e plot me stres.

Dite me shi, me re, pa diell
Dite me ngrice, bore, acar
Nga e hena ne te diel
Pres c'do ndodhe, c'do te ngjaje.

Nuk ja ndaj syte kalendarit
Ndiej se me fsheh dicka
Rri te ngrohem perbri zjarrit
Por as zjarri, zjarr nuk ka.

Pirgje resh qiellin mbuluan
Si nje perde e trashe gri
Nje xixe zjarr te vogel dua
Nga vullkani qe ke ti.


Postuar nga shelgu datë 16 Shkurt 2009 - 21:00:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Rrubaira!

Ne stacion te pashe vashez, kemba-kembes pas te rashe.
Me pas mbi urban u ngjita te kalonim rrugen bashke.
S’dija c’rruge po pershkoja, as pse hipa mbi urban
U marrosa moj pas teje qe ne castin kur te pashe.

Nga pasqyra e urbanit sec me pe drejt e ne sy
Edhe une nga pasqyra te veshtrova vashez ty
Kur me pe qe te veshtroja tu skuq faqja porsi shege
Ulem syte nga pasqyra turperuar qe te dy.

E me pas me bisht te syrit te veshtroja ne pasqyre
Dhe ti ende si nje shegez rrije skuqur ne fytyre
Me pas syte si ylber plot shkelqim i ngrije lart
Vezulloje aq magjishem si nje hene ne te hyre.

Nga pasqyra e urbanit me nje zjarr moj, te veshtroja
Dicka ndjeja brenda shpirtit, dicka doja te te thoja
Por nuk merrja dot guximin te te flisja asnje fjale
Dhe pse zemra fort me rrihte, s’me dilnin fjalet nga goja.

Me ne fund ja, erdhi casti, u hap e urbanit dere
Hoqe syte nga pasqyra ,rende poshte menjehere
Ne mes turmes perplot njerez avullove me s’te pashe
Sa habitshem fluturove dhe u trete porsi ere.

Dhe c’do dite me pas veshtroja permes turmash ne stacione
Asnjehere me si pashe, syte e tu, fytyren tende
Jo, si pashe ne asnje turme,ne asnje pasqyre urbani
Oh me humbe moj nga syte per tu fshehur pas nje enderre.



Bukur teknika Indrid. Poezi e punuar me kujdes.


Postuar nga Indrit datë 25 Shkurt 2009 - 00:33:

Cedrus flm per vleresimin, te pershendes


Postuar nga Indrit datë 25 Shkurt 2009 - 00:34:

Kam mall

Sonte doja te kem flatra
Drejt teje te fluturoja
Te shprehja ndjenjat e zjarrta
Te te thoja sa te doja.

Te shkrija brymen e eger
Qe la shkurti mu ne shpirt
Te ze strehe ne tenden zemer
Dhe te mbetem njeqind vjet...

Te kem flatra sonte dua
Dhe te vij vec per nje cast
Me mungojne puthjet e tua
Ah, kam mall per ty, kam mall.


Postuar nga belga datë 27 Shkurt 2009 - 01:45:

Post

Indrit urime ne fushen e poezise dhe fat e lumturi ne jete

pershendetje belga


Postuar nga briseide datë 27 Shkurt 2009 - 19:58:

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Rrubaira!

Ne stacion te pashe vashez, kemba-kembes pas te rashe.
Me pas mbi urban u ngjita te kalonim rrugen bashke.
S’dija c’rruge po pershkoja, as pse hipa mbi urban
U marrosa moj pas teje qe ne castin kur te pashe.

Nga pasqyra e urbanit sec me pe drejt e ne sy
Edhe une nga pasqyra te veshtrova vashez ty
Kur me pe qe te veshtroja tu skuq faqja porsi shege
Ulem syte nga pasqyra turperuar qe te dy.

E me pas me bisht te syrit te veshtroja ne pasqyre
Dhe ti ende si nje shegez rrije skuqur ne fytyre
Me pas syte si ylber plot shkelqim i ngrije lart
Vezulloje aq magjishem si nje hene ne te hyre.

Nga pasqyra e urbanit me nje zjarr moj, te veshtroja
Dicka ndjeja brenda shpirtit, dicka doja te te thoja
Por nuk merrja dot guximin te te flisja asnje fjale
Dhe pse zemra fort me rrihte, s’me dilnin fjalet nga goja.

Me ne fund ja, erdhi casti, u hap e urbanit dere
Hoqe syte nga pasqyra ,rende poshte menjehere
Ne mes turmes perplot njerez avullove me s’te pashe
Sa habitshem fluturove dhe u trete porsi ere.

Dhe c’do dite me pas veshtroja permes turmash ne stacione
Asnjehere me si pashe, syte e tu, fytyren tende
Jo, si pashe ne asnje turme,ne asnje pasqyre urbani
Oh me humbe moj nga syte per tu fshehur pas nje enderre.



Duhet ta lexoj te gjithen kete teme,me pelqyen krijimet e faqeve te fundit.
Komplimente!!!


Postuar nga agata datë 28 Shkurt 2009 - 14:20:

Re: Kam mall

Citim:
Po citoj ato që tha Indrit
Sonte doja te kem flatra
Drejt teje te fluturoja
Te shprehja ndjenjat e zjarrta
Te te thoja sa te doja.

Te shkrija brymen e eger
Qe la shkurti mu ne shpirt
Te ze strehe ne tenden zemer
Dhe te mbetem njeqind vjet...

Te kem flatra sonte dua
Dhe te vij vec per nje cast
Me mungojne puthjet e tua
Ah, kam mall per ty, kam mall.




Kisha kohe pa te lexuar Indriti...
Perhere i thjeshte dhe i embel


Postuar nga Indrit datë 23 Mars 2009 - 20:58:

Citim:
Po citoj ato që tha belga
Indrit urime ne fushen e poezise dhe fat e lumturi ne jete

pershendetje belga



Belga flm fat hare e lumturi dhe per ty

Citim:
Po citoj ato që tha briseide


Duhet ta lexoj te gjithen kete teme,me pelqyen krijimet e faqeve te fundit.
Komplimente!!!



Flm per koplimentet, uroj vetem lumturi per ty.


  Gjithsej 17 faqe: « E parë ... « 7 8 9 10 11 12 13 14 15 [16] 17 »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.