Forumi Horizont Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 152 153 154 155 156 157 158 159 160 [161] 162 163 164 165 166 167 168 169 170 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Ne anen tjeter te Henes! (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14582)


Postuar nga Katilesha datë 04 Maj 2008 - 06:21:

Lightbulb

Une isha Hena.

Eshte bukur te notosh ne nje det qe mendon se eshte i qete, qe te jep kenaqesine e miklimit dhe perkedheljes se egos tende, e prekjes se lehte te fundit te shpirtit tend, aty ku vetem ngrohtesia e valeve mund te "shembet" e te "perplaset" ne muret e mishta pa e "demtuar" ate. Eshte bukur te flasesh me sy me dike, ku ngjyrat e njejta shpirterore gershetohen ne te njejten ngjyre sysh, ne te njejtin kendveshtrim te te parit te disa gjerave dhe te te ndjerit te disa te tjerave. Eshte krjetesisht e "paprishikueshme" per sistemin vetmbrojtes te njeriut ta takoje, apo mendoje se e ka takuar gjysmen e tij , shpirtin e tij binjak, atehere kur ai gjendet totalisht i paregatitur, atehere kur ai nuk ka pregatitur asnje mur "mbrojtes" per t'u  "ruajtur" nga ky takim "gjurme lenes". Dhe ndoshta kjo eshte e bukura e neteve pa hene. Gjetja e shpirtrave binjak , gjetja  e syve te njejte, gjetja e buzeve qe peshperisin ne heshtje te njejtat fjale, vesheve qe degjojne te njejtat teshtitje shpirterore edhe  ne shurdhtesi. Kjo eshte e bukura e neteve pa hene , ndoshta, takimi i vete henes me henen , me ate anen tjeter te saj qe aq shume e larget me dukej mua nga vete hena, saqe krijoja ne mendjen time trotuare dhe rrugetime te gjata , qe duhej miliona kilometra per ta arrire ate. Isha shume e vogel per te kuptuar se distancat edhe miloina kilometershe mund te rrenohen nen kembet e shpirtrave binjake , e syve njengjyreshe, te buzeqeshjeve njebuzeshe. Isha shume e vogel per t'i kuptuar neten pa hene.............

Kat.


  Gjithsej 655 faqe: « E parë ... « 152 153 154 155 156 157 158 159 160 [161] 162 163 164 165 166 167 168 169 170 » ... E fundit »
Trego 655 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.