Forumi Horizont Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 152 153 154 155 156 157 158 159 160 [161] 162 163 164 165 166 167 168 169 170 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)


Postuar nga sguardo strano datë 19 Tetor 2008 - 13:48:

DERMATOMIOZITE

Siç e tregon edhe vete emri,te prekurit nga kjo semundje manifestojne interesim si te lekures ashtu edhe te muskulatures se skeletit.Mund te manifestohet si tek te rriturit ashtu edhe tek femijet dhe eshte eshte karakterizuar nga nje gerryerje tipike e lekures,qe mund te shoqeroje shfaqjen e semundjes muskulare.
Gerryerja tipike e lekures prek ne fillim qepallat e siperme te cilat marrin nje ngjyre ne te kuqerremte dhe me formimin e enjtjeve(edeme).
Eshte shpesh e shoqeruar edhe me formimin e ca shenjave(pllakave)me ngjyre ne te kuqe te erret tek artikullimet e gishterinjeve te dores,tek berrylat dhe tek gjunjte(demtimet e Grotton)
Lodhja muskulare shfaqet avash dhe prek ne fillim muskujt afersor(prosimal) dhe behet progresivisht me e veshtire te kryhen ca levizje te thjeshta si pershembull te ngrihemi nga karrigia ose te ngjiten shkallet.
Levizjet me delikate,te kontrolluara nga muskujt distal qellohen me vone , me kalimin e kohes
1/3 e pacienteve paraqet çrregullim te te folurit sepse preken nga kjo semundje edhe muskujt e orofaringut e te ezofagut.Ne disa reste mund te manifestohen edhe pneumapatite inersticiale,vaskulitet e miokardite.
Ne krahasim me popullsine ne pergjithesi,te rriturit te prekur nga dermatomiozite paraqesin nje rrezik me te madh qe te zhvillojne tumore te organeve te brendeshme dhe nga 6-45 %zhvillojne tumore malinje.

ECIOLOGJIA:
Kapilaret duket te jene me te interesuarit nga kjo semundje ;mikrocirkulli eshte i sulmuar nga antitrupat dhe komplementi,qe u bejne vend formimit te zonave nekrotike iskemike ndermjet qelizave muskulare(miociteve).
Eshte konfermuar prania,tek enet e vogla te gjakut,te kompleksit te sulmit tek membrana,C5b-9, depozitimi i te cilit paraprin pezmatimin(infiamimin)dhe shkaterrimin e fibrave muskulare.Qelizat B(linfocitet B) e T CD4+ jane te pranishem ne brendesi te te muskulit,ndersa rreth zonave te demtimit,gjithmone tek fibrat muskulare,linfocitet jane shume te pakta.


  Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 152 153 154 155 156 157 158 159 160 [161] 162 163 164 165 166 167 168 169 170 » ... E fundit »
Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.