Forumi Horizont | Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 153 154 155 156 157 158 159 160 161 [162] 163 164 165 166 167 168 169 170 » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)
La banda dei Babbi Natale (2010)
Regjizor: Paolo Genovese
Skenari: Aldo, Giovani, Giacomo, V. Bariletti, M. Bertacca, G. Preda
Aktore: Aldo, Givanni e Giacomo
Ne stacionin e policise po ngryset mbremja e krishtlindjeve. Nepunesja Irene po behet gati te ike, por patrulla i sjell tre hajdute qe sapo u kapen ne flagrance. Jane banda e babagjysherve te Vitit te Ri. Por ata mohojne gjithcka dhe fillojne te tregojne variantin e tyre te historise. Me shume se hajdute ngjajne me nje grup burrash me vese te cuditshme, prandaj krijojne nje histori gati te pabesueshme, e cila rijetohet se prathi teksa e tregojne. Tashme gruaja duhet te kaloje gjithe naten ne pune dhe te gjithe miqesohen. Por ne fund gruaja mbetet e bindur se keta jane hajdutet, perderisa u kapen ne flagrance. Dhe sapo behet gati te ike ne shtepi duke lene ne burg treshen e famshme, nje bande tjeter arrestohet dhe kuptohet gabimi i policise.
Film interesant deridiku, por realizimi jo koshedi. Sidomos efektet speciale jane keq, me bore qe ngjan e bere me PowerPoint apo mace qe duket prej kashte. Edhe skenari eshte pak i thate, me pak personazhe dhe pa luhatje emocionale.
Spikat Aldo, qe akteron mire, ndersa dy te tjeret jane pak te sforcuar.
Trailer:
Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 153 154 155 156 157 158 159 160 161 [162] 163 164 165 166 167 168 169 170 » Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.