Forumi Horizont Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 153 154 155 156 157 158 159 160 161 [162] 163 164 165 166 167 168 169 170 171 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- letra imagjinare- perdite nga nje cmenduri (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=7425)


Postuar nga orig datë 13 Janar 2006 - 17:41:

E dashur Isra , te gjykosh ndergjegjen eshte beteja me e ashper qe uni brenda unit perjeton . Thjeshtesia jote ne te shkruar por dhe koncize , per te qene e kuptueshme per te gjithe , dhe filozofia e mendimit qe percon tek lexuesi , flet qarte per nje njeri me virtyte dhe bote te pasur. Per aq kohe sa lexoj tek ky forum kam vene re qe mesazhet e tua nuk jane te gjata , por permbajne mendim te koncentruar dhe japin efekte , (te pakten tek une , se nuk mund te flas ne shumes ) . Urime Isra dhe mos rresht se shkruari .

Respekte




Citim:
Po citoj ato që tha isra
Sot kuptova qe cmenduri do te thote ti bertasesh ndergjegjes tende pa arsye, ti'ia shkulesh floket ketij uni pa te drejte, ti kerkosh llogari asaj qe te gjykon, pra, kesaj koshience , kembana e se ciles na bie sa here qe fillojme te dyshojme se beme mire a beme keq...
-U detyrove -me peshperit krenaria
-U preke- me thote sedra
-U ekzaltove- me shfryn nervozizmi
-Duhej dhe pse ske faj...- me buzeqesh e qete....... ndergjegja...
Po vazhdoj te pikturoj diten time mbi telajen e kohes, te shpresoj te hedh ngjyrat e duhura, qe ne mbremje te mos i hakerrehem asaj qe fort me qorton...ndergjegjes...


  Gjithsej 662 faqe: « E parë ... « 153 154 155 156 157 158 159 160 161 [162] 163 164 165 166 167 168 169 170 171 » ... E fundit »
Trego 662 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.