Forumi Horizont | Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 154 155 156 157 158 159 160 161 162 [163] 164 165 166 167 168 169 170 171 172 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mjekësia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=266)
-- Kuriozitete mjekesore (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=2834)
TANI TENDINET RIPAROHEN ME NJE PRELIEV (MARRJE)GJAKU
Tendinet riparohen me nje marrje te thjeshte te gjakut.MREKULLI?
JO,eshte nje zgjidhje shume e re e zbuluar ne USA pak vjet me pare por qe tani eshte e disponueshme edhe ne repartet ortopedike te shume spitaleve italiane.
Tek tendinopatite,apo tendinitet kronike,dhimbja mbizoteron,shoqeruar dhe me nje reduktim te forces se muskujve te lidhur.Tendinja e degjeneruar mund te pesoje edhe keputje komplete apo te pjesshme.
NJE TEKNIKE E RE DAY-HOSPITAL:
antifiamator(antipezpatues)?Cortizone?Fizioterapi?
PO,por nese keto arme duhet te deshtonin,e megjithate perpara se te perfundonim ne "thike"ja teknika me e re:
Trajtimi konsiston ne injektimin tek pjesa e dhimbshme te disa faktoreve piastinik(piastrinat jane qeliza qe qarkullojne me fluksin e gjakut,te afte te leshojne disa faktore te rritjes,qe luajne nje rol qendror ne sherimin e plageve.Praktikisht,jane kryesore ne drejtimin e riparimit te indeve,e te tendineve ne rastin tone).
Terapia kryhet ne day-hospital ose ne ambulator e mjeku merr nga vena ,si ne nje marrje te thjeshte gjaku,gati 30-60 ml gjak e kampioni ,fale nje makinerie speçifike,peson nje çentrifugim per disa minuta.Tek proveza e shkallezuar verehen tre shtresa :1.plazma e varfer ne piastrina,
2.plazma e pasur me piastina
3.rruazat e kuqe te gjakut
Ne kete moment ,pacienti duhet te shtrihet e mjeku injekton tek zona ku duhet te trajtoje pak anestetik lokal,e cdo 2-3 minuta ,konçentratin me piastrina,qe duhet te arrije tendinen.
Pas trajtimit,ne ditet e pare duhet te merren qetesues per dhimbjen e te aplikohen qeska me akull.
Nuk duhet te kryhen aktiviteti fizike intense per te pakten 4 jave.Pas 48 oreve nga trajtimi fillin riabilitimi per te zgjatur tendinen e me pas per forcimin muskular.
Zakonisht mjafton nje trajtim por ne rast se nuk jep rezultatet e duhura mund te behet edhe nje tjeter por nuk duhet te kalohen 3 trajtime
Gjithsej 213 faqe: « E parë ... « 154 155 156 157 158 159 160 161 162 [163] 164 165 166 167 168 169 170 171 172 » ... E fundit » Trego 213 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.