Forumi Horizont Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 154 155 156 157 158 159 160 161 162 [163] 164 165 166 167 168 169 »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne shkollen e Dashurise. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9563)


Postuar nga Indrit datë 14 Prill 2009 - 23:03:

Letra e grisur!

1.
Me keputi malli, te shkrova nje leter
Me pas ah e grisa, te shkrova nje tjeter
Serish k’te e grisa dhe shkrova te treten
Ama kjo e fundit sec ma grisi zemren.

2.
S’di ty te ankohem, a vetes ti qahem?
Me thuaj te lutem dot me s’po permbahem
Te dhashe c’do zgjidhje prandaj me ndihmo!
Te lutem me thuaj ne ende me do.

3.
Nuk rend se kujtuari rikthimin tek ti
S’di ne me pranon…ne e meritoj
Qe imazhin tend harruar ne hije
Neper flete e mure prape ta pikturoj.

4.
K’te imazh te brishte, qe shfaqet kudo
Ne ditarin tim edhe ne shpresat nudo…
Qe me ben te digjem si shkrepese a qiri
Ne trishtim te kridhem, lot te derdh si shi

5.
Imazh i lekundur, mes dhibmjes e shpreses
Trup e shpirt plagos por s’te le te vdesesh
Ah te ben te vuash, askush nuk e di
Vec ai qe vuajti nga nje dashuri.

6.
Ende e degjoj k’te ze, me beson?
E tingullin e tij, nen ze e vertis
Zemra nga gezimi serish nis kendon
Kengen qe te thura, himn te dashurise.



7.
Ndoshta jam ne enderr , por ti po kendon
Zeri yt i embel ah me lumturon
Sapo syte kam hapur kthehem ne k’te bote
Zeri yt eshte tretur lamtumire me thote.

8.
C’qe kjo histori qe kurre se kam kuptuar?
Valle c’te jete kjo gjeme qe me ka kapluar?
Shpejt do marre fund tere kjo histori
Jo sepse jam une, por jemi te dy…

9.
S’di ty te ankohem, a vetes ti qahem?
Deri thelle ne shpirt me lot e gjak lagem
Kur leter te shkruaj ne gjak penen lyej!
Sa here letren gris dhe penen e thyej.

10.
Oh e cfare po them… te lodha me fjale
Kjo eshte ndjesa ime, oh me fal, me fal ,…
Nese do lexoje… mesoje permendesh…
Por ama ta dish, une e grisa letren.


  Gjithsej 169 faqe: « E parë ... « 154 155 156 157 158 159 160 161 162 [163] 164 165 166 167 168 169 »
Trego 169 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.