Forumi Horizont | Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 156 157 158 159 160 161 162 163 164 [165] 166 167 168 169 170 171 172 173 174 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e librit (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=107)
-- Poezi te autoreve te ndryshem (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=1067)
Parisi, Vendlindja nga Ali PODRIMJA
Do te hyjme ne Paris
gurin tone aty do ta ngulim,
nuk do te na prese Teuta, Genti
nuk do te na prese hordhi e eger romake
nuk do te na prese njeri i gjalle.
Ne Paris do te hyjme
endrrat do ti varim ne krahe te lejlekeve
te nje krua do ti lajme syte , duart lythore
do ti leme netet ballkanike pas shpine
vallet , kenget , baladat , perrallat,
vetem fyellin do ta marrim
ti biem kur te na rroke malli,
kur humbim ne grumbullin e kloshareve,
te hijeve,
te minjve,
deri vone rrugeve te Parisit ne metro marramenthi,
do ti marrim ere ftoit te vendlindjes
per kohet pist do te flasim me gishta ,
nuk do te shkelim asnje mize,
nuk do te trembim asnje zog ,
nuk do te derdhim zjarr , vrer ,
mbi koke te njeriut,
Evropes se pergjumur sdo ti perulemi
as perendive te krisura.
Ma jep besen ,Lum Lumi,
se nuk do ta harrojme vendlindjen.
Gjithsej 365 faqe: « E parë ... « 156 157 158 159 160 161 162 163 164 [165] 166 167 168 169 170 171 172 173 174 » ... E fundit » Trego 365 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.