| Forumi Horizont | Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 156 157 158 159 160 161 162 163 164 [165] 166 167 168 169 170 171 172 173 174 » ... E fundit » Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Mediat Shqiptare (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=129)
-- Komente (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15321)
Kompani te sigurimit fantazma
(VIZION PLUS)
Ne këtë periudhe vere, kur është rritur ndjeshëm numri i aksidenteve kompanitë e sigurimeve, kane gjetur mënyra te reja, për te shmangur detyrimet e pagesave ndaj klientëve, duke hedhur hije te forta dyshimi për veprimtaritë e tyre financiare. Vetëm ne dy javët e para te gushtit ne Gjykatën e Tiranes, janë marre ne shqyrtim, mbi 45 çështje, ku këto kompani, kërkojnë pezullim te përkohshëm te ekzekutimit te vendimeve nga përmbaruesit. I gjithë ky fluks kërkesash, vjen ne një periudhe kur gjykatat, kane qene pushim dhe gjyqtaret e gatshëm thirren ne pune vetëm ne rastet e dhënies se masave te sigurisë. Ne kontakte me avokate dhe përmbarues, “Vizion Plus”, ka zbardhur skemën e funksionimit ne rast te një aksidenti, kur personi ne fjale, ka qene i siguruar. Pas vendimit te formës se prere te gjykatës, qe detyron kompanitë e sigurimit te dëmshpërblejnë klientët sipas ligjit, këto te fundit kane një afat 10 ditor për shlyerjen vullnetare. Por ne vend te dëmshpërblimit kompanitë, hapin çështje ne gjykate, duke kërkuar shtyrje te ekzekutimit te vendimit. Pas afatit 10 ditor, përmbaruesit, i del e drejta te marre shumën e caktuar nga llogarite, qe kompanitë kane te ngrira për këtë qellim. Por duket, se ne shumicën e rasteve, këto llogari qe kapin vlera 1.5 apo 2 milionë euro ne baze te kapitalit te firmës, nuk ekzistojnë ose janë bosh. Kjo ka shtyre, qe edhe vete përmbaruesit te mos marrin përsipër klientë te tille, te cilët presin me vite te dëmshpërblehen. Duke përfituar nga periudha e pushimit, kompanitë janë dyndur ne Gjykatën e Tiranes, ku një pjese e mire e çështjeve, vjen edhe nga byroja shqiptare e sigurimeve, institucioni qe mbikëqyr këtë treg. Ne pothuajse gjysmën e rasteve, Gjykata ka vendosur ne favor te kompanive te sigurimeve, duke shtyre afatet e dhënies se dëmshpërblimeve. Fenomeni nuk duket sporadik, për sa kohe paditësit janë pothuajse, te gjithë kompanitë e sigurimeve me ne zë ne treg, qe mbulojnë edhe pjesën me te madhe te siguracionit te jetës, shëndetit apo pronës
| Gjithsej 207 faqe: « E parë ... « 156 157 158 159 160 161 162 163 164 [165] 166 167 168 169 170 171 172 173 174 » ... E fundit » Trego 207 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.