Forumi Horizont Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 156 157 158 159 160 161 162 163 164 [165] 166 167 168 169 170 171 172 173 174 » ... E fundit »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Monstra ne shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=9518)


Postuar nga lorie datë 25 Maj 2007 - 11:30:

u be kohe tashme qe

rri dhe mendoj sesi do te ishte jeta ime pa Zotin.Sikur te mos kisha rastisur te njihja mbi personalitetin e tij,sikur te mos dija qe ka nje Zot atje lart qe kerkon me kaq ngulm te kete nje marredhenie te vecante dhe personale me njerezit ketu ne toke,sikur te mos dija qe kjo marredhenie arrihet mes lutjeve dhe perulesise,jeta ime do sihte krejt ndryshe,dhe personaliteti im do ishte krejt ndryshe.
Do isha si nje eprson qe shkon nga te fryje era dhe furtuna, do shkelja parimet e mia duke iu vene ndjenjave rendesi me shume se fakteve, nuk do merrja vendime qe kerkonin guxim dhe me pas do inatosesha se nuk merrja vendime te tilla e ngecur si ne nje rreth vicioz. Por nuk jam e tille, ne eprsonalitetin tim rriten ne porporcion premtimet qe Zoti ka bere ne Bibel per gjithe ata qe besojne tek biri i tij;rritet miresia, guximi, dashuria per njerezit, durimi. Eshte e cuditshme sesi per pothuajse 1 vit une nuk flisja me nje shoqe sepse ajo me kish lenduar shume thelle ne shpirt, dhe nga frika e shtyja qe te flisja me te dhe sepse ajo nuk me kish kerkuar falje. Vetem 3 jave me pare me kerkon falje dhe une qe deri atehere isha sjelle aq krenare dhe kryenece i kerkoj falje qe i isha sjelle aq ftohte dha ashper( fjalet e mia kur iantosem dhe lendohem jane shume therese dhe sarkastike). Mu desh qe zerma ime te arrinte ne kete pike dhe jam shume e sigurte qe Zoti beri punen ne zemren time qe ajo te zbutej sepse te ishte per mua dhe per shkak te krenarise time as qe do kisha hedhur syte dy here nga ajo rruge. Zoti me ka bere te mposht demonet qe jane kaq te natyrshem ne qenien njerezore. Nuk eshte e lehte te falesh njerezit qe sillen padrejtesisht me ty, nuk eshte e lehte te lutesh per ta dhe te perpiqesh ti duash, nuk eshte e lehte qe te japesh shanse te dyta. Un e nuk di nga tia filloj me shoqen time, nuk do di a do jem e afte ti besoj asaj serisht, dhe ti besoj asaj serisht eshte perkufizimi i FALJES. Te falesh eshte te ZGJEDHESH te harrosh.Eshte njesoj sikur ndodhia mos kete ndodhur kurre. Nuk eshte aspak e lehte,dhe une me perpjekjet e mia njerezore nuk mund ta bej kete gje,eshte vetem npm fuqise se Zotit dhe vetem prej tij jam ndjere e cliruar ne zemer mbi kete ceshtje.Te jesh e krishtere qe do me thene te ndjekesh Krishtin duhet qe te falesh sic fali ai,dhe njerezit kurre nuk mund ta rrijne kete gje vete nqs nuk kane nje nderhyrje nga lart.
Si do ishte jeta ime pa Zotin??? oh, e verber, do ecja ne tym dhe zemra ime do ishte shume e ngushte,s'do kishte vend per shume njerez.
Si eshte jeta ime me Zotin? Ka raste shume e veshtire. Mendimi i shume njerezve mbi fene eshte :feja eshte per ata qe nuk jane te afte tia dalin vete jetes dhe i drejtohen nje qenieje te mbinatyrshme. Ndoshta per shume veta qe nuk jetojne besim te vertete dhe qe e quajne veten te 'krishtere' kjo gje u pershtatet,nuk e di, por une flas per besimin tim. Besimi im eshte i veshtire,jo shume nejrez duan te analizojne zemren,ta riskojne ate per se dyti jo shume njerez duan te ndryshojne jetet e tyre dhe gjithashtu te kene endrra dhe vizione te ndihmojne jetet e te tjereve qe ndoshta presin per dicka qe nuk dine se c'eshte, qe ndoshta nuk dine se c'po kerkojne por e dine qe ndihen bosh. Zoti na ka krijuar me deshiren per te qene prane tij ,dhe kur jami larg,ndihemi ne boshllek.

Une jam plot and i looove it.
.
.
.
.
.
.
.
.
hey Iliriusa, hape pak mesazhin privat se doja te te ktheja pergjigje. po luan kukafshehti ?


  Gjithsej 211 faqe: « E parë ... « 156 157 158 159 160 161 162 163 164 [165] 166 167 168 169 170 171 172 173 174 » ... E fundit »
Trego 211 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.