Forumi Horizont | Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 157 158 159 160 161 162 163 164 165 [166] 167 168 169 170 171 172 173 174 175 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Bota e re poezise (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=337)
-- Ne poezite e mia do njohesh shpirtin tim (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=8037)
"Viktimave te karaburunit" ) 9 janar 2004
Hajdeni se u mbytem oreeeeeeeeeeeee
Hajdeni se u mbyteeeeeeeeem
Hajdeniiiiii...........
zëra të cjerrë.. të padëgjuar
n,terr kerkojnë një rreze dielli
shpirtra të trembur..të harruar
kan ngrit duart lart nga qielli
me shpirt lagur prej harrimit
me lotë në sy ....fundin po presin
me zë cjerrur prej mallkimit
me mallë në shpirt...në det po vdesin
me zë të ngrire, ftohur nga loti
të braktisur krejt prej botës
thellë në det.... me gjëma moti,
amanetet po i lane tokës
tokë e shtrenjtë për ne mos qajë
bijt e tu .....po ti merr deti
të harrum ....... mbytur ne vajë
shpresat varë te amaneti
strukur frikës lotëve t,rinisë
ulerijnë shpresat e shuara
bashkë me vajin n,tesha te zisë
mallkojne jetët e harruara
kush në mes detit na braktisi
mos i lind'të djal kurrë në voter
u bëftë cung i djegur lisi
me hi lotësh... i fikun në Shkoder!!.
Gjithsej 326 faqe: « E parë ... « 157 158 159 160 161 162 163 164 165 [166] 167 168 169 170 171 172 173 174 175 » ... E fundit » Trego 326 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.