Forumi Horizont Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 159 160 161 162 163 164 165 166 167 [168] 169 170 171 172 173 174 175 176 177 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Dialektet (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=339)
-- Fjale te harruara shqipe ose dialektore. (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=12801)


Postuar nga IQVLORA datë 02 Prill 2007 - 00:45:

ari77labi

Kam qeshur me lot me shprehjen ...te pifte gjerba...sepse edhe ne kur benim ''gabime'' te tilla merrnim nje te pifte gjerba. Ime eme ishte mjeshtre per shprehje te tilla.
Me kujtohet se kur ne ja pelcisnim buzen dhe ajo e lodhur ne inat e siper perdorte edhe shprehjen: "Te hengert plage e lige e saraxha". Me sa kuptoj une plage e lige quhej kanceri, por kesaj saraxhase nuk ja di kuptimin.
Po shkruaj disa fjale qe jane perdorur dikur:

1) singra-quheshin dy gra qe kishin nje burre.Ne Vlore dhe rrethinat e saj une kam njohur disa burra qe kishin nga dy gra dhe keto quheshin singra.

2) miqesi me hakikat-thuhej se filani familje me filan familje kane miqesi me hakikat.Kjo nenkuptonte rastin kur dikush nga keto dy familje kishte qethur nje femije nga familja tjeter.Thuhej qe ato dy familje kane gershere me njera tjetren,kane miqesi.

3) befsha zinÃ_ - eshte nje lloj betimi shume i rende qe dikush duhet te bente per ta besuar (befsha zinÃ_ me motren) ne ato qe thoshte. Pra ishte be per nderin.

4) molomen/e-njeri i papaster.Nje xhaxha i babait tim thoshte per nje grua te tille;se eshte me mire t'i hashe m...n se sa gjellen e saj.

5) velenxe-lloj mbulese e trashe per dimer,punuar ne tezgjah nga grate labe.

6) minder-lloj divani primitiv prej derrasash me nje shtrese siper.perdorej ne dhomat me oxhak dikur.

7) Mengallengo
8) Menasparto
10) Kallogjer
11) Grabo
12) Kasarrua(atje ndodhet edhe nje shpelle e lashte ne nje shkembe buze Vjoses)-jane disa emra vendesh ne nje fshat ne Vlore,te cileve nuk ua di kuptimin.Konte na hidh pak drite nqse mundesh te lutem.

13) peksimete-u thoshnin galetave(kush eshte ne Itali ka njohuri per to)

14) Çeplaz-lloj bime qe perdoret per te mbuluar kasollet e bagetive.

15) menekshe- lloj luleje me ngjyre te verdhe,eshte edhe emer femrash.

16) Çirak-lloj kandili prej tunxhi me vajguri

17) bardhak-lloj gote qelqi te trashe.

18) fjeshter-babaqafor (njerku)
19) çeço -quhet ndonjehere edhe babai,vellai i madh.
20) koce-thirreshin vajzat ne zonen e toskerise Tepelene dhe ne nje pjese te fshatrave ne Laberi
21) lese-nje lloj porte e vogel prej druri e cila perdoret si hyrje ne bahçet e rrethuara me gardh.
22) sinor -kufi ndares
23) nigja-paje,prike


  Gjithsej 677 faqe: « E parë ... « 159 160 161 162 163 164 165 166 167 [168] 169 170 171 172 173 174 175 176 177 » ... E fundit »
Trego 677 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.