Forumi Horizont | Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 159 160 161 162 163 164 165 166 167 [168] 169 170 171 172 173 174 175 176 177 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Copeza jete nga e kaluara... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=5885)
Eshte muaji prill dhe te gjithe me fytyrat nga dritaret nen rrezet e diellit te pare pranveror mezi presin te dalin jashte dhe te hane paninet e ngrohta me salcice. Zilja e pushimit te madh bie dhe dyert e klasave hapen furishem, ku rrymat e nxenesve dalin me rrembim dhe zbresin shkallet nga dy e nga tre. Hedhin cantat vrullshem dhe shtrihen ne barin e porsadale te oborrit te madh te shkolles. Fillojne te qeshurat me ze te larte, pa kuptim. Disa duken te eksituar nga provimi qe kaluan, disa duken te qete e te heshtur, disa duken konfidente, disa te deshperuar.
Djemte behen gati te fillojne lojen e basketbollit dhe vajzat ate te volejbollit. Disa shtirhen dhe zhgerryen ne murin e shkolles duke goditur njeri-tjetrin me canta dhe shuplaka mbas shpine, pa u bere fare merak per pluhurin, qe do te mbuloje perpareset uniforme te shkolles. Ah, sikur ky pushimi i madh te mos mbarronte kurre. Afrohen mesuesit duke goditur shuplakat e duarve per tu rreshtuar simbas klasave, por dielli eshte kaq i bukur mbi fytyrat e bukura te gjimnazisteve dhe ata bejne sikur nuk i shohin mesueset e tyre simpatike, qe afrohen me ate embelsine e tyre te zakonshme, sikur duan te thone "edhe une dua te jem me juve atje e shtrire ne barin e njome e te qesh me juve te gjithe bashke. Nuk dua te bej mesim, dua te bej gallate dhe te qeshim me gjithe shpirt. Nuk duam te futemi ne klasat e ftohta dhe te erreta, mbuluar me hartat gjeografike dhe teoremat e Pitagores, nuk duam te shohim gjithmone fotografine e nje te cmenduri Ainshtain dhe te embelen Mari Kyri"
Dhe ja, nxenesit ngrihen me pertim, duke zvarritur cantat dhe pa ndaluar ngacmimet deri sa te arrijne ne rreshtat e zakonshme te klasave ne oborr, per nje ore tjeter mesimi mbas pushimit te madh.
Ah keto pushimet e medhaja nuk harrohen.........
Amor te me falesh, hyra ne shtepine tende pa leje, por duke te lexuar ty me frymezove dhe shkrojta edhe une dicka nga e kaluara ime e bukur.
Gjithsej 672 faqe: « E parë ... « 159 160 161 162 163 164 165 166 167 [168] 169 170 171 172 173 174 175 176 177 » ... E fundit » Trego 672 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.