Forumi Horizont Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 160 161 162 163 164 165 166 167 168 [169] 170 »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Kinematografia (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=127)
-- Enciklopedi e vogel e filmave italiane (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=15881)


Postuar nga Fajtori datë 01 Nëntor 2012 - 05:07:

Il lupo e l'agnello (1980)

Regjia: Francesco Massaro
Skenari: Mario Amendola, Michel Audiard, Bruno Corbucci, Francesco Massaro, Enrico Vanzina
Aktore: Tomas Milian, Michel Serrault

Leon eshte nje parukier francez me banim ne Rome. Aty jeton me gruan, dy vajza dhe vjerren. Te kater femrat e ofendojne vazhdimisht dhe e trajtojne si lolo. Por Leon ben ironi, ai ka edukate aristokrate qe nuk ia lejon te sillet keq. Nje nate ne shtepine e tyre futet nje kriminel i kerkuar nga policia. Krimineli i merr peng dhe nen kercenimin e pistoletes qendron me ta. Ai eshte nje alabak qe nuk di as te haje as te sillet. Por prezenca e tij e ben francezin gati gati te ndihet mire ne krahasim me keqtrajtimin qe i bente gruaja, vjerra dhe vajzat. Femrat fillojne te sillen si pula dhe ai fillon te konsiderohet burre shtepie. I futur ne rol nga situata, burri gjen komplicitet tek krimineli, i cili nuk eshte aq i eger sa dukej. Te dy burrat, krimineli dhe zoteria francez, gjejne gjithmone e me shume pika te perbashketa, njeri zbulon se nuk eshte dhe aq i bute, tjetri se nuk eshte aq i eger. Prandaj fillojne bashkepunimin per te mashtruar femrat sikur pengmarrja vazhdon.


Film i bukur, edhe pse me difekte teknike te dukshme. Skenari eshte pika e forte. Loja e Thomas Milian eshte decizive qe te marre peshe filmi. Vlen te shihet sepse ka klecka dhe detaje qe nuk gjehen kollaj ne kinemane e sotme politically correct.

Gjendet i gjithi ne Youtube:


  Gjithsej 170 faqe: « E parë ... « 160 161 162 163 164 165 166 167 168 [169] 170 »
Trego 170 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.