| Forumi Horizont | Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Ditari (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=179)
-- Histori te shkurtra te nje violine... (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=11029)
Makina ndaloi. Veshtrova perreth dhe per nje moment shtanga duke refuzuar te terhiqja kembet jashte makines..E pse ketu erdhem?! Koncidence e shemtuar. Me preke si rralle here moj koncidence!!!
Malli u kthye si per dreq duke zene vend ngjitur me karriken time. Ai me ka pushtuar te teren duke me mpire llogjiken, duke me shtuar te rrahurat e zemres...Disa here u sforcova per t’u kthyer ne gjendjen e meparshme por me kot...Dielli shkelqen, deti, zhurma e kalimtareve gjysem te zhveshur. I njejti peisazh...
Figura jote, ne keto momente nuk me thote asgje. Me je prane vetem si nje cope mishi ndersa une flirtoj dashuri me mallin...Ti hap dhe mbyll gojen tende duke folur pa ze...Nuk jam disponibel tani te te degjoj...Malli me eshte me i embel se ti... Ti ngre dhe ul doren tek pi cigaren e rradhes. Ne figure qesharake je kthyer si per dreq dhe kjo me shkakton zemerim...
_______
Ka kaluar kohe e gjate qe nuk me shkruani...Une nuk kam asnje lajm nga ju... E di, keni te drejte qe jeni zemeruar me mua, une vazhdimisht jam treguar e ashper me ju por duhet te me besoni qe cdo gje ka qene rrjedhe e dashurise sime qe kam per ju...Te ishit nje krijese pa vlera nuk do ta terhiqnit perkujdesjen time, nuk do ta zgjonit ashpersine time...
Tashme po guxoj te ju fus ne fantazine time. Po ju prek fytyren, floket, trupin...Po ndjej ndjenjen tuaj, ngazellimin tuaj, po ju dashuroj ne heshtje...
Heshtje...Asgje nuk pipetin...Hesht o mall!! Largohu prej meje!! Mos me prek me!!!Ti me shkakton besdi, jo rehati...Ti po permbys nje miqesi te brishte ne dukje perfekte...
---------------------------
Sa shume ju kam ndjere! Keto jane fjale te nje ndjenje ende te pashuar...
_______
I bukur me qendron perpara fytyres. Me ndjek apo jo?- me pyet per nje cast. Perlotem dhe te perqafoj lehte duke drejtuar hapat tutje bregut te detit....
| Gjithsej 64 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit » Trego 64 mesazhet në një faqe të vetme |
Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.