Forumi Horizont Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Forumi Horizont (http://www.forumihorizont.com/index.php3)
- Diskutime Shoqërore (http://www.forumihorizont.com/forumdisplay.php3?forumid=125)
-- Miqesia (http://www.forumihorizont.com/showthread.php3?threadid=14584)


Postuar nga Enya datë 29 Shtator 2007 - 21:33:

Post

Citim:
Po citoj ato që tha briseide
Sot zbulova qe miqesia e vertet nuk egziston...


Kisha deshire te dija mendimet tuaja : C'eshte miqesia?

Egziston PER JU miqesia e vertete ne ditet e sotme?Si e dalloni ate?

Sigurisht flas per ate realen,po pse jo,edhe miqesi virtuale,mendoj shume prej jush i besojne!

C'eshte dicka qe s'do te kishit deshire t'ju bente nje mik,dicka qe kufizon besimin?

Faleminderit




-Miqesia eshte nje ure jashtezakonisht e gjate, qe lidh dy botera shpirtrash

te ndryshem.(ENYA)

-Ka existuar dhe existon, vetem se ky "udhetim" i ures se gjate deformon

miqte, e u shnderron dhe trupat, fytyrat. Pra, miqte nuk mbetet te njejtet.


-Eshte e lehte te dallosh formen qe merr nje bisede, elasticitetin qe peson

fjala kur dialogon me mikun(miken) apo dhe kthjelltesi e syve te miqve.


-Kur nje miqesi mbaron, ka vetem kryqezime shikimesh. Syte tradhetojne

e bien perdhe` shikimi i mikut(mikes) e fytyra i skuqet mikes (mikut)

kur ajo(Ai) te genjen sy per sy(kete kam vene re tek fundi i miqesise sime).


-Oh, cka do deshiroja une nga nje mike e mire reale?! -Te mos behej prehe

e thashethemeve te botes. Te ishte e sinqerte para vetes se saj fillimisht

pastaj para meje. Te mos ishte interesaxhije. Te mendonte pak edhe per

personin tjeter me te cilen e lidh miqesia(pra mua). Dhe te dinte te thosh

faleminderit apo me fal. Ashtu sic di une te falenderoj apo dhe te kerkoj te

falur. Te mos dyshonte kurre tek une, ashtu sikurse kurre skam dyshuar ne

te. Pra Te Ishte Vetvetja e Saj.


-Miqesite, ashtu sic lindin, jane te destinuara qe te vdesin nje dite.Po ashtu

sikurse qenia humane, nje dite lind dhe nje dite do te vdese.

Pra, gjithcka ne kete bote e ka nje fillim & nje fund. Gjithcka varet tek fundi,

pasi lindjet nuk jane te parashikuara kurre, pasi asnjeri nga ne te dashur

miq, nuk e luan dot rolin e Zotit.


Enya.


  Gjithsej 40 faqe: « E parë ... « 8 9 10 11 12 13 14 15 16 [17] 18 19 20 21 22 23 24 25 26 » ... E fundit »
Trego 40 mesazhet në një faqe të vetme

Materialet që gjenden tek Forumi Horizont janë kontribut i vizitorëve. Jeni të lutur të mos i kopjoni por ti bëni link adresën ku ndodhen.